• |
ide | kryesore

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Basha: Karamele e Ramës për Europën

Lajme, Të fundit



Ngritja e një kampi refugatësh në Shqipëri është një vendim që nuk mund të merret nga një person i vetëm. Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha kur u pyet në lidhje me këtë çështje gjatë konferencës me dy zyrtarë austriakë.

Ai tha se kjo nuk duhet të serviret si një karamele për të embëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet e Tahirit dhe Xhafajt.

Pyetje: A jeni ju në dijeni si lideri i opozitës për një plan të mundshëm për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, i referohem disa publikimeve në media të ndryshme që kanë qarkulluar nga dita e djeshme dhe sot që citojnë edhe disa deklarata të kancelarit Kurz, ku nuk përmendet Shqipëria, por lihet një lloj dyshimi. Nga biseda që keni pasur me miqtë austriakë a keni ju një infiormacion shtesë mbi një gjë të tillë?

Basha: Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm, përfshi edhe kancelarin Kurz dhe të tjerë përfaqësues të qeverive perëndimore edhe mbi këtë problem. Shqetësimi sa i përket Shqipërisë dhe aktivizimit të ashtuquajturës rrugë ballkanike ka të bëjë me a është e aftë Shqipëria në këtë gjendje të shtetit ligjor, në këtë gjendje të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit që konsiderohet e pamjaftueshme të përballojë një krizë të tillë?! Ne si opozitë jemi të angazhuar për të dhënë kontributin tonë nga ana tjetër kemi bërë fare të qartë që ashtu si në luftën kundër trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore, luftës kundër korrupsionit qeveritar diferenca bëhet nga mungesa e vullnetit politik apo nga ekzistenca e vullnetit politik. Opozita, PD ka demonstruar katërciprisht vullnetin politik për tu përballur me të vërtetat, jo për ti fshehur ato as për të pretenduar që nuk ekzistojnë, ndërsa një qeveri e cila deri më dje mohonte krimin, drogën, në vlerësimin tonë nuk ka as besueshmëri as vullnetin politik dhe as potencialin për të mobilizuar kapacitetet shtetërore. Ndaj, një dimension i tillë që kapërcen kufijtë e vendit tonë nuk mund të jetë një vendim i vetëm një personi, aq më pak nëse kjo serviret si karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet Tahiri, Xhafaj dhe lufa e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit.

Në lidhje me hapjen e negociatave, Basha tha se i dimë problemet që ka vendi, por kërkoi ndihmë për çeljen e negociatave.



3 Comments

  1. Media duhet te zbuloje kush i ndoqi apo i la zvarre denoncimet! Kushdo qofte Polici duhet te flaket ne rruge. Prandaj mer rrogen, dhe nuk po krekosemi qe jemi ne taksapaguesit qe e mbajme me buke, por perderisa i ka dale punes per zot ta beje.

  2. E para nuk eshte karamele por eshte bombe.E dyta nuk je burre me i mire Z.Basha,te kemi pare servilizmin tend deri ne precmim,ti je nje pleh me i ndyre.

  3. FAKE NEWS .. FAKE NEWS..

    doli kauza tjeter tani per opoziten nga nje GENJESHTER E MADHE.

    Lexoni pergenjeshtrimin e kryeministrise dhe do kuptoni se nuk eshte asgje e vertete nga tere kjo histori SEKRETE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *