• |
ide | kryesore

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja në sitën e Vettingut, përfaqësohet nga avokati

Lajme, Të fundit



Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur seanca dëgjimore për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Vetë Dedja nuk është i pranishëm, duke u përfaqësuar nga avokati i tij Maks Haxhia. Trupa gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, dhe anëtar Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Në pritje të caktimit të datës për seancën dëgjimore është dhe anëtari tjetër, Gani Dizdari.

Deri tani nga Gjykata Kushtetuese janë rrëzuar tre gjyqtarë, Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, teksa Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen dhe në pritje tashmë janë Dedja dhe Dizdari. E vetmja që ka kaluar me sukses vetingun është Vitore Tusha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *