• |
ide | kryesore

Samiti Trump-Kim frymëzon baret dhe restorantet për menutë në Singapor

Stil



Takos “El Trumpo” apo “Njeriu raketë”, koktejlet “Miqësi”, “Trump” apo “Kim”… Menutë e restoranteve dhe bareve të Singaporit po garojnë mes tyre për imagjinatën krijuese, disa ditë nga samiti historik mes liderit koreano-verior dhe amerikan.

Qyteti shtet i pjesës juglindore aziatike ndihet krenar për dinamizmin dhe kulinarinë e tij, dhe janë të shumta bizneset që kanë përqafuar rastin e takimit të shumëpritur kokë më kokë që do e vendosë të martën Singaporin në qendër të vëmendjes së medias transmeton Atsh.

Në Lucha Loco një restorant meksikan, klientët mund të zgjedhin mes “El Trumpo”, një tako (krepa me miell misri) me biftek të copëtuar dhe me tranguj turshi, apo të zgjedhin “Burrin raketë”, siç e cilësoi presidenti amerikan liderin Kim Jong Un, një tako me mish pule të pjekur ala koreane.

Është bërë publike që presidenti amerikan pëlqen hamburgerat dhe disa restorante kanë përfituar nga rasti për të ndërthurur versionin e tyre me klasikun e fast-foodeve amerikane.

Për rastin në fjalë, të shumta janë bizneset që i kanë shtuar menusë së tyre pjatën tradicionale të kimshit, ku përbërësi kryesor është lakra e marinuar, një pjatë shumë e famshme në gadishullin korean.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *