• |
ide | kryesore

The Sun/ Çfarë do të mund të provojë Sefer Seferi nesër kundër ish-kampionit të boksit Tyson Fury

F1, Sport



Boksierin shqiptar Sefer Seferi mund ta ngatërrosh me një personazh nga filmat e Sacha Baron Cohen.

Fituesi i çmimit Bafta, Cohen ka surprizuar audiencat me filmat e tij satirikë, si përshembull Borat.

Nesër në mbrëmje do të zbulojmë nëse Seferi është një Borat i boksit, shumë zbavitës, por jo për t’u marrë seriozisht.

Bomberi i panjohur ballkanas 39-vjeçar është thirrur nga errësira për të qenë kundërshtari i Tyson Furyt në Manchester Arena, në natën e rikthimit të tij.

Duhet të supozohet se ai është zgjedhur për momentin e tij të famës, për shkak se ka një reputacion se është i fortë dhe i qëndrueshëm.

Në karrierën 11-vjeçare, Seferi ka arritur të jetë “cruiserweight”-i i dytë i Shqipërisë, ndërsa vëllai i tij i madh, Neri Seferi njihet si i pari.

Shqipëria nuk ka saktësisht një traditë për “cruiserweight”-a të një stili të lartë.

Ose më saktë, nuk ka traditë për asnjë nga 16 divizionet e peshave.

Për të qenë të drejtë ndaj Seferit, ai duket të jetë një luftëtar i mirë, pasi ka shënuar 23 fitore dhe 21 janë me knockout.

Ai ka humbur me vetëm një pikë me Manuel Charr, i cili dikur mbante kurorën e peshave të rënda, WBA.

Megjithatë, duke shqyrtuar listën e viktimave të tij, Seferi nuk ka gjasa që të frikësojë Tysonin.

Ai ka mundur Attila Mihalik, Tomislav Juric Grgic dhe Gyula Bozai. Këto janë emra që mund të presësh ti gjesh në një drejtori telefonike në Tiranë, por jo në një libër rekordesh boksi.

Përkundër dyshimeve për aftësinë e Seferit për të qënë në ring me ish-kampionin e pamposhtur të peshave të rënda, shpresohet se Seferi do të arrijë ta mbajë të fokusuar Furyn për të paktën gjysmën e dhjetë raundeve.

Megjithate, fansat e Tyson nuk duhet të presin shumë prej tij në një kohë kaq të shkurtër.

Ai ka qenë larg ringut për një kohë të gjatë dhe ka kapërcyer probleme serioze të shëndetit mendor dhe drogës.

Kthimi duhet të ketë qenë një punë jashtëzakonisht e vështirë për Furyn.

Fury mund të ketë arritur të bëhet i aftë për tu futur në ring, por nuk i dihet nëse ai është i aftë për të luftuar në ring.

Realisht, ai do t’i duhen disa beteja më shumë dhe të paktën 12 deri në 18 muaj para se të jetë i fortë mendërisht dhe fizikisht për të qenë gati për ti marrë tituj kampionit, Anthony Joshua.

Unë besoj se Fury, i cili mundi Wladimir Klitschkon, do të bënte të njëjtën gjë edhe me Anthony Joshuan, edhe me Deontay Wilderin.

Por, ne nuk mund të jemi të sigurt nëse ai do të mundet më të arrijë atë nivel performance përsëri.

Ai sigurisht që nuk do të arrijë në lartësi të tilla brenda natës.

Kur George Foreman u rikthye pas një mungese 10-vjeçare, iu deshën 30 ndeshje dhe 7 vite pëpara se të nxirrte KO Michael Moorer për të rimarrë titullin e tij si kampion bote.

Muhammad Ali, qëndroi jashtë tre vite e shtatë muaj, dhe iu deshën 18 ndeshje gjatë një periudhe 4-vjeçare para se ti merrte titullin Foremanit.

Boksi e mirëpret Furyn e rimodeluar, sepse kur ai është në humor të mirë ndriçon edhe ditën më të lodhshme.

Seferi mund të jetë në gjendje të na tregojë se sa i rrezikshëm do të jetë udhëtimi i Furyt për në tokën e premtuar.

Nëse Seferi do të bënte atë që askush nuk e pret, të mundë Tyson Furyn, ai jo vetëm që do të zëvendësojë Skëndërbeun, një luftëtar i shekullit të 15-të, si hero kombëtar, por atij mund t’i jepet edhe një rol kryesor në filmin e ardhshëm të Sacha Baron Cohenit.

Colin Hart për The Sun, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *