• |
ide | kryesore

Vettingu/ Gjyqtari i Kushtetueses Bashkim Dedja rrezikon ta djegë pasuria

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur disa shkelje në deklaratat e pasurisë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Në raportin e lexuar këtë të premte, trupa gjyqësore e KPK-së citon fillimisht një apartament në Golem. KPK thotë se Dedja ka ndryshuar deklarimin për këtë apartament. Fillimisht gjyqtari e ka deklaruar si pronë të veten dhe më vonë se e ka blerë me vëllain që jeton në Dibër. Apartamenti rezulton në emër të vëllait, ndërsa kontrata e energjisë elektrike, thotë KPK, është e lidhur në emër të tij.

KPK sheh si të dyshimtë edhe një apartament të blerë në vitin 1997 në Tiranë nga gjyqtari, duke deklaruar se në atë kohë ai nuk i kishte mundësitë me të ardhurat e deklaruara që ta blinte këtë pronë.

Së treti, KPK gjen shkelje edhe tek një deklaratë borxhi prej 25 mijë eurosh. KPK thotë se gjyqtari ka deklaruar fillimisht që shumën prej 10 mijë eurosh ja ka marrë borxh kunatit dhe më pas babait të kunatit, në dy deklarata të ndryshme noteriale. I dyshimtë për KPK është edhe burimi i një borxh prej 15 mijë eurosh, që ai deklaron se ja ka marrë vëllait.

“Në kohën që është firmosur deklarata e borxhit, kunati i gjyqtarit Bashkim Dedja ka qenë jashtë Shqipërisë”, thotë KPK.



2 Comments

  1. me shoqet edhe ky me shoqet. kane punuar vellezerit ne greqi ne te zeze dhe nuk dihet sa para kane patur. kush i ha keto. edhe xhafa ka patur vellain ne itali qe ka punuar ne te zeze por me droge. po sikur edhe vellezerit e zeze te ketij gjykatsit te kushtetutes te kene punuar ne greqi si vellai i xhafes?????? more a ka ky vend politkane e gjykatsa qe nuk kane te pakten vellezer qe kane punuar ne te zeze dhe sot jane milionere??? po si ore te beka puna ne te zeze milioner?? prandaj me shoqet, me shoqet edhe ky..

  2. po pse e kan zhdukur nga te gjitha portalet lajmin qe kr i gjykates kushtetuse u kap me shkelje nga vetingu. vetem lapsi e ka. ca mediash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *