• |
ide | kryesore

Zëri në përgjim nuk është i vëllait të Xhafës? Del dëshmitari që thotë se ka bërë aktorin

Lajme, Të fundit



Hetimi i dosjes shumë të përfolur në politikën Shqiptare të audio-përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut (Babalja) dhe Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka sjellë nxjerrjen në dritë të elementëve të reja mbi këtë çështje.

Një element i ri ka dalë së fundmi, provë e cila mund të kthejë përmbys të gjithë situatën e debatit politik dhe vërtetësinë e akuzave të bëra nga PD, se Agron Xhafaj drejton trafikun e drogës. Por nëse ky element do jetë i vërtetë, atëherë përgjegjësia totale do bjerë mbi kupolën drejtues të PD dhe denoncuesit publik të këtij audio-përgjimi të mistershëm.

Gjatë verifikimeve të kryera elementë të rinj kanë dalë, duke treguar një anë të erët dhe version të panjohur deri më sot, mbi atë çfarë ka ndodhur dhe vërtetësinë e këtij audio-përgjimi, që Partia Demokratike e publikoi në media, dhe trumbetoi se Agron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm drejton trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të Italisë.

“Shqiptarja.com” mëson se në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe më konkretisht tek anëtarët e grupit hetimor që po heton çështjen e audio-përgjimit “Babalja-Xhafaj”, është vetëofruar një person i cili ka deklaruar para hetuesve se ai ishte personi që kishte aktruar në këtë përgjim të rregjistruar nga Babalja, apo i etiketuar nga vetë PD si dëshmitari X.

Burime pranë Krimeve të Rënda, pohuan pa bërë publik emrin e personit se ky shtetas nga qyteti i Vlorës, është vetëofruar pak ditë më parë në prokurori, duke marë autorësinë e personazhit tjetër të këtij përgjimi, që sipas tij ai ka bërë rolin e Agron Xhafaj. E habitshme por e vertetë. Pas dy muaj debate të ashpra politike, sot në derën e prokurorisë së Krimeve të Rënda ndodhet dhe një provë tjetër, që kundërshton vërtetësinë e këtij audio-përgjimi, dhe që dëshmitari i vetëofruar pretendon se gjithçka ka qënë një iskenim mes tij dhe Albert Veliut (Babalja).

Konfirmohet se dëshmitari i vetëofruar në prokurori ka njohje dhe shoqëri me dëshmitarin X, Albert Veliu, dhe të dy së bashku kanë regjistruar bisedën për një tentativë trafiku droge, ku siç ka pretenduar i vetëofruari në prokurori ai ka bërë rolin e “Agron Xhafaj” ndërsa Babalja ka aktruar në rolin e tij. “… të aktroja në audio-përgjim ma ka kërkuar Babalja, me të cilin kam njohje prej disa vitesh…”- ka pohuar dëshmitari i vetëofruar. Në këmbim të këtij shërbimi ka shumë dyshime se këtij personi i është ofruar shuma parash, por ka shumë gjasa që ky dëshmitar nuk i ka marrë asnjë lekë dhe për pasojë është paraqitur në prokurori. I vetëofruari u ka pohuar prokurorëve se: “Duke parë zhurmën e madhe që bëri në vend ky regjistrim, vendosa të vetëofrohem dhe të tregoj të gjithë të vërtetën e këtij materiali”. 

Dhe për të bindur prokurorët se në këtë audio-përgjim ishte pikërtisht zëri i dëshmitarit të vetëofruar, ky personazh ka dhënë si provë zërin e tij në prokurori, duke qartësuar se zëri tjetër në audio-përgjim nuk është i Agron Xhafaj, por i këtij dëshmitari. Pas dëgjimit të pretendimeve të tij, anëtarët e grupit hetimor e kanë marrë me rezerva dëshminë e tij, kjo pasi ata janë në pritje të përgjigjes shkencore nga një laborator në Romë, Itali, i cili pritet të nxjerrë në drejtë vërtetësinë e këtij audio-përgjimi.

Në fakt edhe vetë gazetari Jetmir Olldashi që ka qenë pjesë kryesore e realizimit të këtij përgjimi çuditërisht ka ngritur hije dyshimi për vërtetësinë e tij. Olldashi ka qenë personi i cili i ka organizuar gjithçka për realizimin e këtij materiali.

Ai i ka dhënë Babales paisjen e përgjimit, madje ka hyrë bashkë me të në lokalin e Agron Xhafajt herën e parë që ai nuk ishte, por herën e dytë kur Babalja realizon takimin e pretenduar me Agron Xhafajn ku flitet për drogën, gazetari nuk ishte i pranishëm. Fakt të cilin Olldashi e ka deklaruar edhe vetë publikisht në media duke deklaruar madje se ai nuk mund të thotë 100% nëse Babalja ishte takuar atë ditë në Vlorë me Agron Xhafaj apo jo, pasi nuk e kishte parë me sytë e tij.

Një pohim i habitshëm ky duke parë veprimet e gazetarit i cili ia dorëzoi këtë audio-përgjim Partisë Demokratike me pretendimin se kishte frikë për jetën, pasi kishte zbuluar skandalin e madh të përfshirjes në trafikun e drogës së vëllait të ministrit të Brendshëm. Në këtë mënyrë kemi një përgjim që është reklamuar me të madhe si një investigim që zbardh lidhjet e trafikantëve me mbështetje politike, por që vihet në pikëpyetje nga vetë autori i tij!

Gjithsesi mbetet ajo që gazetari Olldashi ka pohuar publikisht se Babalja, ishte larguar dhe kishte hyrë në lokalin e Agron Xhafaj dhe prej andej ka ardhur me një bisedë të tillë të përgjuar. Por pavarësisht kësaj tashmë prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dosje dhe një zë tjetër, çka detyrimisht do të kërkojë në të ardhmen kryerjen e një ekspertimi për të mësuar nëse zëri i dëshmitarit të vetëofruar është i njëjti me atë që ky person pretendon se ka aktruar Agron Xhafaj. Momentalisht në adresë të prokurorisë ende nuk ka mbëritur përgjigjia nga Italia, ku janë çuar për ekspertim zërat e Albert Veliut (Babalja) dhe Agron Xhafaj, me materialin e shfaqur në audio-përgjim./ Shqiptarja.com



30 Comments

  1. ahahah uhuuhuhu .. … ju ngali muti neper shale ketyre te PDs tani…

    Cfare do te bejne Alibeaj dhe ata 2 pederastat e tjere te PDs qe na shurdhuan dite dhe nate me teorite konspirative qe krijuan ?

    Komplet debila.

      1. A ke parë ndonjë debil të pranojë se është debil, bie fjala ti dhe komentuesit vëllezër rilindas, sepse kështu mendojmë edhe ne për ju, biles ju jeni jo debilë, por lapangjozë pa karakter që përpiqeni të bëni budallenj gjithë shqiptarët.

  2. Po meqe doli aktori, le te perfundoje dialogun qe do dale i plote pas qershorit! Aktore me pagese nga Xhafajt mund te paraqiten pa fund. Edhe Karagjoze si Bollino ka Italia sa te hane qente

  3. Agroni iken ne itali sapo del pergjimi. Rama jep verdiktin qe eshte fallco brenda dites. Babalja arrestohet ne menyr te mistershme. Prisnit te dali zeri Agronit ai ?
    Uaa mami sna kishte shkuar mendja

  4. debillik, harbutllik, kurveri politike, amatorizem, mediokritet, dilitantizem, buzet akoma me qumesht, pa shtylle kurzore,

    Jam dakort me nje komentues me siper qe me keto gafa shume te medha PDja vetem sa ja rrit jeten Rames ne pushtet. ( edhe per nja 5 vite te tjera) .

    Dhe kur mendon qe bene demostrata, u shkunden anal-istat ( si bushati & shkullaku) duke nxjerre zorret kunder Rames dhe PS, gazetaret e bene si serial turk ceshtjen xhafaj, kur shikon qe ka akmoa robote qe demostrojne para minsitrise se brendshme qe xhafaj te japi dorheqjen…….. te gjitha keto te bazuara ne nje ‘ shfaqe teatrale shume te keqe’ .. te vjen per te vjelle.

    1. Më vjen shumë keq që qenke ndjerë kaq i prekur nga akuzat e padrejta të PD.
      Sali Berisha, PD, qytetarë të ndryshëm pa bindje politike, gazeta europiane, politikanë të niveleve të larta në Europë dhe Amerikë po ngrejnë alarmin për kthimin e Shqipërisë në qendër prodhimi e trafikimi të drogave të ndryshme hashash, heroinë kokainë aq sa çmimi i një cigareje hashash ka shkuar dhjetë herë më lirë se kur e mori rilindja qeverisjen, njëri ministër i brendshëm nën akuzë për bashkëpunim me bandat e drogës, ministri tjetër i brendshëm me vëlla të dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafik droge, ndërsa vetëm ju nuk e shikokeni këtë skandal të tmershëm që nuk mund të ndodhte kurrë pa mbështetjen politike.

      Ju nk jeni as debila dhe as qorra që nuk shikoni atë që shohin shumica e njerëzve, por ju ju intereson sepse ju paguheni nga ky sistem kriminal që ka ngritur rilindja.

      Guxoni dhe mos bëni të tilla komente, që vetëm ju dhe ndonjë budalla mund tju besojë, dhe shifeni se si do tju flakë rilindja nga sistemi.

      por, mos harroni që edhe për ju rilindja ka ruajtur surpriza të dhimbshme, që do ti provoni kur ti vijë koha.
      Tung! dhe ishalla ju çelen sytë për të kuptuar se jeta nuk mund të vazhdohet duke kriminalizuar një shoqëri të tërë dhe sidomos ju brezin e ri tek i cili kemi shpresë se do të jeni më të mirë se ne.

  5. Bravo Bolino tani na e mbushe mendjen.
    Nqs se do të ishte kështu, do tua kishi nxjerrë sytë PD, por ju e jepni lajmin si të dhirë në brekë se nuk e besoni as vetë, përveç idiotëve militantë rilindas si këta komentuesit më lart.

    1. Nese lajmi eshte i vertete atehere eshte nje element qe do ta ktheje teresisth rrjedhen e ngjarjeve ne kete film serial konspirativ.

      U mesuam me lajme te rreme. Por deri tani nuk kemi pare Shqiptarja. com te japi FAKE NEWS . ( sidomos ne krahasim me Lapsin) ..

      Nese lajmi del i vertete atehere ‘ idiotët , militantët’ debil del qe te jesh ti o antikomunisti i madh. qe po te numerosh komunistet ne fisin tend ( deri ne kushurinj te 3) do te dalin me shume se 30% ish-komunista.

      1. Fatmir Xhafa e di të vërtetën më mirë nga çdokush.
        Nqs vëllai i tij do të kishte qenë i pastër, çfarë arësye kishte që në kohë rekord, 24 orë, në mënyrë të paligjshme e nisi vëllanë në Itali?
        >Jep përgjigje dhe do ta besoj se ju vërtet besoni se Agron Xhafaj nuk është i përfshirë, përndryshe as ju nuke besoni, por bëni sikur.

        1. ????? per 24 ore në mënyrë të paligjshme e nisi vëllanë në Itali ????

          Ketej uleritet pse nuk shkon i vellai ne itali dhe te dorezohet , kursa tani po ulerisni pse shkoi ne itali se na duhej ketu . ??????

          Ai ne itali nuk eshte arratisur , atje e keni ashtu si Habilajt. Nese prokurorit do ti duhet ta marri ne pyetje ti hipi avjonit dhe ta marri ne pyetje. ( ashtu si dhe habilajt)

          Ti ose ben sikur kupton ose je vertet budalla ose papagall qe perserit fjale per fjale ato qe thone POLITIKANET e PDs .

          Atyyyyy e keeeni.. pse nuk shkoni ta merrni ne pyetje.

          @@ Jep përgjigje dhe do ta besoj …. @ @ ketu ma mbushe mendjen se nuk mbush mire ti ?

          Nivelin mendor njesoj si te arit e paske , megjithese shkruan nje cike me mire ( i paske bere nja 8 klase shkolle)

      2. U mesuam me lajme te rreme. Por deri tani nuk kemi pare Shqiptarja. com te japi FAKE NEWS . ( sidomos ne krahasim me Lapsin) .. thua në komentin tënd.

        Interesou dhe pyet kush është portal më i besueshëm Lapsi apo shqiptarja.

  6. Po njerezit budallenj i dini JU! Babalja s’eshte aq idiot sa t’a fute vehten ne siklet per PD-ne pasi ai e ka provuar burgun.Pse prokuroria s’e mbajti Agronin ketu per t’a hetuar ne kushte normale kete ceshtje.Pse prokuroria nuk i kerkon shoqerive celulare per t’i dhene vendodhjen dhe kohen kur eshte bere pergjimi a ka qene Bbabalja bashke me Agronin apo jo? .Dhe pastaj kalohej me tej.Zgjatja e ketij procesi,shkelja e shume procedurave nga prokuroria ( qe per fakiret zbatohen me rigorozitet) le hapur shume pikpyetje.

  7. dhe nese eshte e vertete kjo gje , dhe nese opozita po manipulon , perseri nuk ndryshohet fakti qe ky kryeminister e ka ministrin e brendshem me probleme familiare te lidhura me krimin, drogen , dhe per me teper e ka fshehur deri me sot kete fakt. apo tani ps ta beje hero te punes agron xhafen, – ridhjersa te dhjere-

  8. Duhet te jete e vertete. Shikoni me cfare lajmesh eshte mbushur gazeta per te spostuar vemendjen, me nje fare Xhafer Mata te cilit u kushton 10 lajme, u perdhunua nje Nigeriane, Vasili ne Vlore, Qemali ne Diber…..futja pordhes…… vetem na mungojne ari dhe Stalini.

  9. Ari dhe stalini nga nje grusht valium per qetesim nervash. O ARI ZGJOHU SE NA MBYTEN KOMUNISTAT. COHU O PISHTARI I DEMEOKRACIS. MOS NA LER KESHTU O SHPRESA E PD.

    1. Or rilindas lere çfarë mund të thotë stalini dhe ari po shiko faktet:
      Agron xhafa i dënuar 7 vjet në Itali në 2002 dhe në 2012 edhe me vendim të gjykatës së lartë italiane.
      Përderisa nga 2012 kishte qëndruar në Shqipëri me emër të ndryshuar, kuptohet, falë lidhjeve politike, diçka shumë e rëndë e ka detyruar të vetëdorëzohet në burgjet italiane, gjë për të cilën unë dyshoj se është në burg.
      Nqs do të ishte i pastër ashtu siç thoni ju pse duhej të ikte, duke qenë se kishte lidhjet e duhura?
      Duke qëndruar mund tua përplaste në fytyrë të gjithë atyre që e akuzojnë, por ai nuk qëndroi, por u aratis duke bërë që çdo njeri me dy pare mend të dyshojë se ai nuk ka qenë i pastër.

  10. I paemer i ores 13:46,
    dakort per faktin qe ky minister paska nje vella te implikuar me drogen, po per nje parti te tere manipulon fakte deri ne organizimin e skenave teatrale duke rekrutuar me pagese persona te inkriminuar nuk paska pergjegjesi!!!!?????
    Midis nje personi apo familje dhe nje strukture te tere partie mafjoze per ty perben diference!!!???
    A e kuptoni sa naiv jeni, dhe ne mos jeni naiv a e kuptoni se sa te ndyre jeni!!!???

  11. o milet dele, edhe Kadri HAzbiu dhe Enver Hoxha do ta kishib zili kete te vetofruar kaq te ndergjegjshem.Nqs eshte e vertete kjo qe thote ky, atehere pyetja eshte shume e thjeshte, perse iku si hajdut per gjjithe naten Geroni?Nqs sdo ishte e vertete ai skishte pse ikte dhe i vellai do kthente cdo gje permbys per ta zbuluar por rri si i dhjere, dhe kur doli audio pergjimi shkoi te jape doreheqje

  12. Ore Fatmir Xhafa hetues ne kohe pleres sekrtear rinie I ! tiranes fuste njeres ne burg te pafajshem ! Kristaqi rama varte poet ! Vellai Agron spacator plus bose droge! Doni me per Belulin??

  13. Une nuk e besoj kete lajm po nuk e botoi -fletushka -Tema-e –Mero-Gelbazes-si dhe fletushka-Dita-,lereni-Gazeten italiano-shqiptare–shqiptarja.com-Dhe me habit fakti si keta -morrat e kuq-kur del nje alibi e skenarizuar ne zyrat e drogaxhinjve deri ne detaj duke na servirur te mire qene qe na paska -”aktruar”nje person tjeter ne pergjimin e -babales-Po ky -Aktori-si te jete fallco -pergjimi si jo; do te shkoje ne -pidht te motres ,nenes dhe gruas tij per kete qe ka bere .C’eshte ai person qe ne emer te idealeve te partise dhe drogaxhinjve te ndermare kete nisme Ndoshta si nje pederast,kopil ,pith kurve .nje moter ,grua qire –Ipa emer-..

  14. Po Nasi, duam te na tregosh se si Sali Berisha dilte deshmitar i reme per Shoshorin se si iu shkulte faforitet dhe u griste pantallonat studenteve, se si internoni infermiren e spitalit kur ishte sekretari i PPSH, se si shetiste ne Voloreke me varken e Enver Hoxhes, se si kalonte mbremjet me pinjollet e Enverit dhe bllokut prane oxhakut te Partise, se si ngriti firmat piramdale duke i emertuar ato Bankat Zvicres, se si e shkerdheu Shqiperine ne 97, se si vrau ne bulevard protestuesit,…… vazhdo Nasi, vazhdo se ka nje oqean te tere bemash per Berlulen……me fal, Belulin.

  15. a ka dijeni rilindasi “ipaemer”per numrin qe formonte Babalja dhe fliste eshte i AGRON ,GERON ,GONI XHAFAJ?

  16. o bushat se bashku me karloq bolen si nuk keni turp me keta skenare qe edhe ne kohen e dulles nuk do te lejoheshin te quheshin as thashetheme per klyshat e komunisteve dhe pasardhesite tyre te dhjere rileshi.po pse nuk tregojne tabulatet drande marku e donika prej leshi.po keto skenare edhe ju qe paguheni me parate e bandes se rames nuk i besoni ,pervec rileshasve qe i kane falur edhe prapanicen edvinit,dhe majmunit lekureverdhe kinez dhe gogolit te kamorras me fytyre qeni ,amb.italian ,po,po sa te peshtire e te pacipe qe jeni.ptyh rrace e felliqur.

  17. Çfarë thuhet për Xhafajt është PROVUAR se është e vërtetë.
    Çfarë akuzon ti për teatër të PD NUKËSHTË PROVUAR akoma, provojeni dhe keni të drejtë.

  18. xxx ti më shkruan
    ????? per 24 ore në mënyrë të paligjshme e nisi vëllanë në Itali ????

    Ketej uleritet pse nuk shkon i vellai ne itali dhe te dorezohet , kursa tani po ulerisni pse shkoi ne itali se na duhej ketu . ??????

    1-Nuk e kupton që nqs ke një akuzë duhet të sqarohesh pastaj të ikësh, por, mënyra se si u largua pa u shfajësuar për akuzat e bën fajtor.
    Po pse e kapën babalen policia dhe nuk kapën geronin.
    2-Nuk po ulëret kush pse ka ik në itali, por ulëret fakti se dy ministra të brendshëm, si kurrë më parë dhe në asnjë vend normal nuk dalin të lidhur me krimin.
    3- Në replikën për komentin tënd kam përmendur vetëm FAKTE të njohura ligjërisht, nuk jam marrë me personin tënd, me bindjet tua apo se kujt mund ti bësh shërbim ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *