• |
ide | kryesore

3 shqiptarë në pranga në Gjermani, koka të një familje të madhe kriminale

Lajme, Të fundit



Ishte një ndërhyrje sekrete, një grusht i fortë kundër rrjetit shqiptar të drogës në Gjermani, që u asgjësua falë ndërhyrjes së policisë me ndihmën e njësive speciale. Ata bastisën 23 apartamente në Köln, Brühl, Euskirchen, Aachen dhe Siegburg, shkruan “focus.de”. Tre kokat e bandës (21/27/29) u arrestuan, sëbashku me katër shpërndarës tjerë, anëtarë të një familje të madhe shqiptare.

Akuza e prokurorisë është se burrat janë pjesë e një familje të madhe shqiptare, që është marrë me marihuanë dhe kokainë.

Komisari policor Axel Heilmann tregon se grupi po vëzhgohej prej në shtator 2017. “Sipas informacioneve të para, grupi sillte drogën nga Hollanda në Rheinland.“ 

Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar 15 kilogram marihuanë, kokainë dhe amfetamin si dhe 30 mijë euro para kesh. Përveç kësaj janë sekuestruar edhe municione armësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *