• |
ide | kryesore

Austria mbyll disa xhami, Turqia reagon ashpër

Planet



Qeveria e Austrisë në krye me Sebastian Kurz lajmëroi për vendimin për mbylljen e shtatë xhamive dhe deportimin e disa imamëve radikalë.

Mbyllja e xhamive u bë nën arsyetimin se nga këto xhami po bëhet propagandimi i një islami radikal. Vendimi u mbështet në një ligj të vitit 2015.

Ndërsa, zv. kancelari, Heinz-Christian Strache, deklaroi se ky është vetëm fillimi.

Në lidhje me vendimin në fjalë të qeverisë austriake reagoi Turqia. Turqia e cilësoi këtë vendim si shkelje të të drejtave themelore, politikave të integrimit dhe të drejtave për minoritetet.

“Vendimi do të pasojë një valë islamofobie, racizmi dhe diskriminimi”, tha zëdhënësi i Recep Taip Erdogan, Ibrahim Kalin.

“Praktikat e ndjekura nga Qeveria austriake janë në shkelje të të drejtave themelore universale, politikave të integrimit dhe të drejtave për minoritetet”, postoi ai më vonë në Twitter.



3 Comments

  1. MENURA SHPREHJES ME VEPRIMET NE TERREN ZBULON QELLIMET ,NJE ORGANIZIM I MIRFILLT ANTI ISLAM ,,POR PO TE MERRET NE ANALIZE ISLAMI DHE VEPRIMI ,,DEL QE LUFTA KUNDER TE VERTETES ESHTE VETVRASJE,KJO ESHTE E SHPJEGUESHME FETARISHT SHKENCERISHT DHE FAKTET E RALITETIT AKTUALISHT,ISLAMI ESHTE PERMBLELLJA SHPALLJEVE FJAL E ZOTIT FE E PASTERT ISLAMI ESHTE VETEM DOBI E VERTETA NUK KA BURIM KRIMI,TE DREJTEN E DUAN TE GJITH PER VETE DHE PADREJTESIN E URREJNE TE GJITH PO TU BEHET HAPITEM SE SI NJERZIT ME ARSYE DHE KERKOJNE KREATIVITET LUFTOJNE ATE CFAR DUAN ,SEPSE KURANI ESHTE UNIVERSI NE FORME TE SHKRUAJTUR GJITHCKA PER CFAR KA NEVOJE NJERIU GJATE PROCESIT TE JETES NGA ZOTI DREJT ZOTIT

  2. I LUMT KJO ESHTE KUESHTU TE BEJ EDHE SHQIPERIA SE PO NA PRISHIN KULTUREN ILIRE,neser do jete vone do kete lufte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *