• |
ide | kryesore

Flasin ekspertët: Shqipëria nuk po lufton dot mafian e saj, tani do strehojë edhe luftëtarët e Shtetit Islamik

Lajme, Të fundit



Shqipëria do të bëhet një qendër e koordinimit për luftëtarët e kthyer të Shtetit Islamik. Kështu deklaroi kryeministri bullgar, Boyko Borissov gjatë një konference për shtyp në Tiranë, duke trazuar opinionin publik vendas. Në fakt për këtë qendër flitet prej kohësh. Qeveria e ka mbajtur historinë në heshtje, por disa detaje po dalin në dritë.

Analistët Anne dhe Massoud Khodabandeh kanë publikuar një shkrim për këtë çështje në portalin “Lobe Log”. Sipas tyre, Shqipëria ka marrë disa herë ata që njihen si të padëshirueshëm, duke përmendur këtu të burgosurit e Guantanamos dhe muxhahedinët iranianë.

Koloneli Bardhyl Kollcaku thotë se Shqipëria ka eksperiencën e nevojshme për të kontribuar për këtë çështje.

“E vërteta duket më e keqe se kaq. Luftëtarët aktualë të Shtetit Islamik do të dërgohen në Shqipëri,” shkruajnë analistët. Sipas tyre, kjo vjen në një kohë kur Shqipëria ka vështirësit e saj për të luftuar grupet mafioze të vendit.

“Tani është administrata e Trump që po i kërkon Shqipërisë që të mirëpresë dhe të de-radikalizojë ish-luftëtarët e Shtetit Islamik,” shkruajnë ata.

“Kryeministri Edi Rama është nën kritika pasi nuk është konsultuar me parlamentin për këtë çështje me rëndësi të madhe për vendin e tij, por ndoshta as ai vetë nuk është konsultuar siç duhet,” shkruajnë analistët.



2 Comments

  1. per te legjitimuar pushtetin e tij te korruptuar ne syte e nderkombetarve, Rama eshte gati te shese edhe Shqiperine. i pabese, sundimtar autokrat dhe mizor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *