• |
ide | kryesore

FOTO/ Ndërron jetë shitësi i frutave që u përplas nga makina

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur në orët e pasdites, pranë rrethrrotullimit të Metalurgjisë, në aksin Tiranë-Elbasan.

Një automjet tip “Benz” me targa AA 517 TB ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin S. Ll, 25 vjeç, i cili ishte tregtar ambulant fruta perimesh anës rrugës.

Ai është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, por për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetën në spital.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari G.H është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan deri në zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave e mjetit tip “Benz”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *