• |
ide | kryesore

FOTO/ Punonte për OKB-në, vritet një shqiptar në Afrikë

Lajme, Të fundit

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Mali të Afrikës, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë grabitjes së makinës së tij.


Ngjarja ka ndodhur ditën e premte. Sipas agjencisë franceze të lajmeve “AFP”, ai ishte punonjës i kompanisë “Ecolog”, nënkontraktor i Misionit të OKB-së në këtë vend.


Shqiptari mbeti i vrarë në tentativën për t’i grabitur makinën nga 4 persona. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe dy kolegë të tij, një kosovar dhe një maqedonas. Emri i shqiptarit të vrarë nuk është bërë ende i ditur.

“Mëngjesin e sotëm në Gao, automjeti që furnizon me ushqime në Minusma, u sulmua nga persona të armatosur. Shoferi i automjetit u vra, kurse dy pasagjerë u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Minusma në Gao. Minusma dënon ashpër këtë sulm”, – tha misioni i OKB-së në Twitter.

assss

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.