• |
ide | kryesore

“Furtunë” tek Shërbimi Përmbarimor, ikin 25 punonjës

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PS, sot drejtor i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror ka shkarkuar 25 përmbarues që nuk plotësojnë performancën për të qenë pjesë e këtij shërbimi, raporton News 24.

“Abuzimi me detyrën dhe mungesa e formimit profesional dhe kualifikimeve të duhura”, raportohet se kanë qenë motivacionet e largimit.

Lutaj është në krye të përmbarimit prej 4 muaj ndërsa ka marrë përsipër reformimin e këtij institucioni në varësi të ministrisë së Drejtësisë.

Në një prononcim për media Lutaj tha se qëllimi i institucionit që ai drejton është që të sigurohet besimi tek qytetarët dhe të ofrohet shërbim me standarde. Ai tha mes të tjerash se punonjësit e Shërbimit Përmbarimor duhet të ofrojnë kapacitete dhe të plotësojnë performancën.

“Jemi te interesuar qe ne Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, te ofrohen kapacitete qe plotësojnë performancën dhe sigurojnë besimin e qytetareve. Kemi marre te gjitha masat qe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror te ofroje një tjetër standard Shërbimi për qytetaret, përmes ekzekutimit te titujve ekzekutive. Është një detyrim ligjor, por edhe një kërkesë e vazhdueshme nga qytetaret, e shprehur kjo edhe gjate turit te llogaridhënies “Puna për Shqipërinë qe duam””, tha Lutaj.



2 Comments

  1. O Piro po thuaj arsyen e vertet “lufte klasash” dhe me ate rast lirojme vende per ti shitur me be ndonje lek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *