• |
ide | kryesore

Idrizi i bën presion Ramës: Dalim të vetëm në zgjedhje…

Lajme, Të fundit



PDIU prej kohësh i ka bashkuar votat me PS-në për të kaluar projektligje ne Kuvend. Por sot krejt papritur kreu I PDIU-së, Shpetim Idrizi tha se kjo parti nuk do të qëndrojë më në pritje.

“Ne nuk mund të rrimë sot të presim, ne duhet të ringrihemi…”, tha Shpëtim Idrizi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PDIU-së.

Idrizi tha se qeveria mund t’i vidhte PDIU mandatet, por historinë sipas tij nuk mund ta zhdukin.

”78 mije vota të barabarta me 7 mandate që sot nuk ekzistojnë në Kuvend…”, tha Idrizi duke i kujtuar Ramës se sot është forcë e katërt politike në Kuvend.

Qëndrimi i PDIU-së vjen në një kohë kur diskutimet kanë filluar për koalicionet e mundshme për zgjedhjet lokale.

“Zgjedhje në të gjitha nivelet nga kryetari e deri në fundin e piramidës organizative të PDIU-së”, paralajmëroi ai

Idrizi tha gjithashtu se PDIU do të garojë e vetme në të gjitha nivelet në garën për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Sido që të marrin votat, të na marrin mandatet, nuk mund të zhbëjnë se nga veriu në jug, do na kenë si një thumb, ngulur në trurin e tyre. Nuk e prishin dot këtë lëvizje, pasi kjo është partia e madhe. Ata mund të vjedhin mandatin e Idrizit, Takut, Mesilës, por nuk e vjedhin dot misionin tonë. Se vjedhin dot Çamërinë, sado që të flasësh për të, sado të përbetohesh për të. Pas një viti që u krye ai turp, siç ishin zgjedhjet, pasojat janë këto. Ata tentuan të lënë jashtë Kuvendit PDIU. Jo vetëm për të patur tepsinë me veten, por u bë e qartë kur çështja çame nuk përfshihet në programin e qeverisë”, vijoi Idrizi.



5 Comments

  1. qeni peder qam idrizi se bashku me bythqiren mersila doda kercnojn ramen,nuk lan skaj zheleje e prapanice te rames pa lepir pas qirjes qe i ben frroka,rosha e dosha pa e lepir,madje ne ndihm ju shkuan jozefia,imami,ruli,dhe dhe gruaja e ilva tares selami.

  2. me daljen nga koalicioni te Idrizit Ps do ta kete te veshtire fitoren bile do te humbi thelle,ore pse rri ne bythe te kalit(kupto Rames) Idrizit i duket se terheq karrocem,ha ha ha

  3. me daljen nga koalicioni te Idrizit Ps do ta kete te veshtire fitoren bile do te humbi thelle,ore pse rri ne bythe te kalit(kupto Rames) Idrizit i duket se terheq karrocem,ha ha ha

  4. Per interesin e tij ky Idrizi na u bashkua meberi koalicion me mafizin, vetem, e vetem per interesa personale, se po te ishte per camet do kish vepruar me kohe, ose te mos i lepihej drogemenit. Dhe ja ku i coi camet, e partine e tije qe na mori vota edhe ne diber e qe ia dha qelbesirave. Ja se ku te coi ai qe ska njohur as femijen e tije,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *