• |
ide | kryesore

Juventus rikthehen idenë e “Tre muskëterëve”

Lajme, Sport



Juventus është në periudhë rinovimi dhe merkato është pika më strategjike e bardhezinjve në lëvizjet e tyre të matura në synim të atij objektivi të ëndërruar – Champions League. Alvaro Morata ka një lidhje të veçantë me klubin, e gati një vëllazëri me Paulo Dybalan e Paul Pogba. I pari është në Torino, dy të tjerët do të riktheheshin me dëshirë.

Spanjolli me bardhezinjtë ka luajtur nga 2014 në 2015: gjithnjë me Allegri në pankinë e me Pogba në fushë e në vitin e dytë edhe me Dybala. Raportet kanë mbetur me shumë se të mira dhe për më tepër dëshira për të kompletuar ëndrrën e ndërprerë me Juventus në finalet e humbura të Champions League në 2015 (për Pogba e Morata) e në 2017 (për Dybala).

Morata është në ikje nga Chelsea dhe Juventus ka aktivizuar linjat e tij për të propozuar planin: 15 milionë euro për huazimin dhe 45 më pas për riblerjen. Gjithçka lidhet me largimin e mundshëm të Higuain. Bardhezinjtë ndërkohë duan të kompletojnë triadën duke mbajtur nën vëzhgim Pogba, edhe ai i gatshëm ti kthehet lavdisë që përjetoi në Torino. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *