• |
ide | kryesore

Ky është ‘kyeqyteti’ i kokainës në Evropë

Lajme, Të fundit



Kokaina është më përhapur në Britaninë e Madhe sesa kudo tjetër në Evropë, sipas një raporti të ri mbi përdorimin e drogës në të gjithë kontinentin.

Britania  e Madhe nuk ka vetëm përqindjen më të madhe të përdoruesve të kokainës, por edhe numrin më të madh të vdekjeve nga mbidoza e drogës.

4% e britanikëve nga mosha 16 deri në 34 vjeç kanë marrë kokainë vitin e kaluar, ndërsa 11.5% kanë përdorur kanabis dhe 2.6% MDMA, e njohur edhe si ekstazë.

Kanabisi, MDMA dhe përdorimi i amfetaminave janë probleme më të mëdha edhe në shtete të tjera të kontinentit, dhe kanabisi mbetet droga më e përdorur, raporton Daily Mail.

Raporti thotë se kokaina është gjithnijë e më shumë në dispozicion dhe arriti pastërtinë më të lartë në dhjetë vjet në 2016.

Një ekspert tha se Evropa duhet të punojë së bashku për të goditur përdorimin e drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *