• |
ide | kryesore

Mes Inter e Icardit është Wanda dhe 1 milion euro diferencë

Sport



Pas goditjeve të para në merkato (De Vrij, Lautaro Martinez, Asamoah), tani Inter ka objektiv kryesor të blindojë Mauro Icardin, që ka kontratën që i përfundon në 2021 e një klauzolë (për jashtë Italisë) prej 110 milionë euro. Sipas asaj që bën e ditur Gazzetta dello Sport, ka patur një kontakt mes drejtuesve të klubit cdhe agjentëve të numrit 9: Suning ka vendosur në tavolinë 6,3 milionë në sezon plus bonus për një total prej 8 milionë; por Wanda për momentin kërkon 9.
Të pashqetësuar nga zërat e merkatos, cifti po kalon pushime me “drita të kuqe” në Seychelles. Nga safari në Afrikë në plazhet e Seychelles asgjë nuk shqetëson Wandën e Icardin, por për tifozët zikaltër ajo zebra, simbol i Juventus, e postuar nga argjentinasja do të jetë makthi i pafund deri në mbylljen e merkatos…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *