• |
ide | kryesore

Mori 7500 euro për të parë filxhanin, arrestohet fallxhorja nga Fieri

Lajme, Të fundit



Një 51-vjeçare ka rënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim. Policia e Fierit njofton se ajo i ka marë një shtetasi 7500 euro duke e gënjyer se do t’i parashikonte fatin me filxhan. Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, nga Radostina-Vadhizë, Fier njihet si fallxhore në zonë dhe ka qenë e dënuar edhe më parë për mashtrim. Më 30 prill ajo i ka marrë një 44-vjeçari nga Patosi sasinë e parave duke e mashtruar.

“Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos”, thotë policia e Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *