• |
ide | kryesore

Njolla që Klan vendosi mbi Fevziun

1, Ide



Telenovela popullore e largimit apo qëndrimit të Blendi Fevziut në TV Klan u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Një deklaratë pompoze e televizionit kombëtar pas rinegocimit të marëveshjes mes pronarit Frangaj dhe drejtuesit të Opinion, jo vetëm nuk i fshihte notat e triumfalizmit, po në mënyrë perfide përpiqej të njësonte imazhin e televizionit me atë të gazetarit më të famshëm të tij.

Them perfide dhe aspak dinjitoze sepse jam i bindur se e gjithë loja tërhiq e mos e këput e largimit të Fevziut nga ekrani ku ka milituar prej 20 vjetësh, ka pasur një qëllim të qartë dhe të vendosur: të ndahej nga imazhi në degradim të pandalshëm i një televizioni që është shndërruar në një makineri shplarjeje truri përmes spektaklesh bajate dhe telenovelash turke, po aq sa dhe në një armik të së vërtetës përmes shitjes së informacionit për qëllime biznesi.

Si një njeri që ka punuar për vite në këtë projekt që filloi si një ëndër gazetarësh, por degradoi në një interes familjarësh, si një njeri që kam marrë pjesë në emisionin Opinion për vite me radhë dhe që kam vijuar t’a ndjek me vëmendje edhe kur lidhja e shkurtër e biznesit me politikën ma bëri të pamundur të jem pjesë e tij, unë kam qenë i bindur se pavarësisht disa akrobacive të vogla, Blendi Fevziu nuk do të largohej kurrë nga Klani.

Ndryshe nga shumë të tjerë, të cilët i kanë parë kritikat publike të muajve të fundit që Fevziu po bënte ndaj linjës editoriale të televizionit, ndaj përjashtimit të të gjithë gazetarëve me integritet, ndaj kthesave të befta politike gjithnjë në favor të pushtetit, ndaj estradizimit ekstrem të ekranit, pra ndryshe nga ata që i kanë interpretuar këto qëndrime si një shantazh financiar ndaj pronarit, si një përkëdhelje për më shumë influencë, unë kam qenë i bindur se e gjithë kjo bëhej edhe për një gjë tjetër, sidomos për një gjë tjetër: që Fevziu të mos njësohej totalisht me Klanin, që imazhi i tij të mos barabitej me atë të televizionit ku punonte.

Duke e njohur nga afër, e di se kjo ka qenë një konstante e tij. Atëherë kur TV Klan ndiqte të njëjtin zakon që përsërit me të gjithë liderët e opozitës, -përjashtimin e tyre-, Fevziu bëri çështë e mundur ta rikthente ish- kreun e pakicës pas viteve 2000, Berisha, në “ekranin kampion të pushtetit”. Kur TV Klan në shërbim të Metës kryeministër i kishte shpallur luftë katharsistit Fatos Nano, Fevziu e bindi këtë të fundit t’a jepte në Opinion, intervistën e paharuar për divorcin e tij politik dhe familjar. Kur Edi Rama nuk lodhej së përsërituri në çdo konferencë shtypi ‘të fala Sandrit’, Fevziu jo vetëm si ndërpreu kurrë marëdhëniet me opozitarin socialist, por e kandisi atë të hynte në studion e Klanit duke bërë më parë edhe një deklaratë publike.

E njëtja gjë po ndodh sot edhe me Lulzim Bashën.

Pra mjaftojnë këto shembuj për të treguar se në të gjithë karierën e tij gazetareske, megjithëse paradoksalisht një pjesë e madhe e identifikon me Klanin, Fevziu ka bërë të gjitha përpjekjet që publiku të mos e perceptojë kështu.

Ndonëse i është dashur të heshtë kur bashkëpunimi okult mes pronarit dhe politikës këputi kokat e miqve të vet, ndonëse ka parë që t’i largohen para syve nga përgjegjësitë gazetareske në Klan, Andi Bejtja, Sokol Balla, Alfred Peza, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe unë vetë, ai është përpjekur të mbyllë hundët dhe të tregojë për sa ka mundur, se nuk do donte të ndodhte kështu.

Kohët e fundit, kur degradimi u bë më i madh, kur Klani kaloi nga shërbimi i neveritshëm për Berishën, nga daljet e Frangajt në publik duke bërtitur: “qeveria jonë”, nga manipulimi i videove sikur protestuesit e 21 janarit ishin vrarë nga turma, – të gjitha këto për të marë reklama të shpikura nga qeveria dhe jo vetëm kaq, – pra kur kaloi nga këto qëndrime në prehërin e Ramës, për të thurur të tjera plane për kulla, rrugë dhe para direkt nga xhepi i taksapaguesve, edhe reagimi i Fevziut u rrit në përpjestim të drejtë.

Ky është shpjegimi që unë kam edhe për qëndrimet e tij të vitit të fundit dhe për kritikat publike që ai i ka adresuar pronarit të vet për drejtimin që po merrte televizioni.

Ai donte të tregonte thjeshtë se ishte i ndryshëm. Donte që emri i tij të mos përmendej automatikisht përkrah atij të Frangajt.

Fevziu nuk donte të ndahej me të, thjesht donte të diferencohej prej tij.

Por, këtë herë loja u bë më e rëndë. Sepse në dëshirën e vet për t’u distancuar maksimalisht, Fevziu prodhoi edhe fabulën që e dinte se nuk do të realizohej kurrë, atë të një divorci përfundimtar me Klanin dhe kalimin në Top Channel.

Ky ndoshta qe gabimi i vetëm i tij.

Sepse një lojë e shpënë në ekstrem, nuk mund të pjellë rrezultat neutral.

Dhe tani që gjithçka ka përfunduar, tani që Fevziu ka bërë një pakt të ri me Klanin, të gjitha diferencat e vëna në pah me aq mundim janë zeruar sa hap e mbyll sytë. Tani, para tyre, publiku do të mbajë mend një gjë tjetër: pamundësinë e Fevziut për t’u ndarë nga një mjedis ndaj të cilit ai donte të tregohej si i ndryshëm.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, me deklaratën e fundit të Klan, ku njoftohej pakti i ri Fevziu – Frangaj, strategjisë së drejtuesit të “Opinion”, i ngulej dhe thika e fundit pas shpine. Në mënyre perverse aty qe nënvizuar e zeza mbi të bardhë, se historia e shkuar dhe e ardhmja e ndritur e televizionit, janë pazgjidhshmërisht të lidhura me ato të gazetarit të vet kryesor.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Keni pare ndonje interviste te Fevziut me njerez qe nuk kane buke ta hane, qe jane te deshperuar, qe duan te ikin nga ky vend ku shkelqen vetem studja mashtruese plot ngjyra e sharm mashtrues e Fefziut? Jo e nuk keni per ti pare kurre!. Do shohim te njejtat fytyra qe artikulojne mire shqipen e mashtrojne pa piken e turpit.

    1. Fakt është se emisioni “opinion” i Fevziut ne Klan, megjithë kusuret që mund të ketë, ështe një nga emisionet e debatit politik me shikueshmërinë me të madhe në Shqipëri.
      Ndonëse Fevziu nuk e fsheh bindjen e tij të djathte politike, në studion e tij të debatit, thërret me një farë ekuilibri të barrazisë, personazhe të dy krahëve politikë të majtë e të djathtë si gazetarë, ashtu edhe politikanë.
      Nga majtistët ekstremiste e nga enveristët fanatikë, meqë është gazetari autor i një libri që e zbërthen historinë kriminale të diktatorit, apo që vjen nga një shtresë shoqërore e familjeve të pasura, ka qenë gjithmonë më i sulmuari prej tyre.
      Nga të djathtët, është parë me dyshim miqësia e tij me disa gazetarë si Vangjeli, ndër më agresivët kundër të djathtës.
      Autori i këtij shkrimi, ndonëse e deklaron veten si “mik” i Fevziut, përveç shkrimeve kritike kundër PD e liderit të saj historik Berisha, e shkrimeve kritike kundër qeverisë së korruptuar Rama, nuk i kemi lexuar ndonjë shkrim “analitik” që të kritikojë diktaturën enveriste apo krimet e asaj diktature.
      Si Bushati, edhe Blushi, idhtar i të cilit është, merakun më të madh e kanë që të sulmojnë “kapitalistët” si e keqja e botës. Edhe ndaj Ramës, si shef i së majtës shqiptare, nuk e kritikojnë ate për këtë fakt, por nga dyshimi se duke “mbështetur” oligarkët, ai mbështet Kapitalizmin .
      Pra me një këndvështrim puro komunist
      Ka një ndryshim të dukshëm ndërkaq të opinionit të Fevziut, që përpiqet të krijojë një ekuilibër midis të majtës e të djathtës ne debatet e studios së tij, e emisioneve politike televizive të tjera ku drejtuesit, bashin e vendit ju a rezervojnë “analistëve” të llojit Spartak Ngjela, Fatos Klosi, Skënder Gjinushi, Andi Bushati, Nazarkot,etj, që të gjithë me sindromën e mbështetjes energjike të se majtës alla shqiptare e deri tek nostalgjia për kohën e diktaturës enveriste.
      Në këto studio, edhe kur ftohen të marin pjese personazhe të së djathtës, ka një tendencë të dukëshme të përzgjidhen më së shumti, ata që kanë sulmuar Berishën.
      Edhe Fevziu e ka këtë tendencë, por jo në përmasat e Sokol Ballës, Ilva Tares, Eni Vasilit apo Ylli Rakipit e deri tek Artur Zheji, për të mos shkuar tek “provokaciet” e Muç Nanos apo të ndonjë “gazetari”, bir i një oficeri të lartë të sigurimit. Edhe Fevziu, si “analistë” permanentë të djathtë, nuk i ndan Mark Markun, Preç Zogajn etj. që kanë qenë kritikë ndaj Berishës.
      Pra e parë në tërësinë e saj, mediat shqiptare, dominohen më shumë nga “analistë” kritizerë të Berishës, sesa të Ramës apo duke e kaluar në grupimet politike, në Shqipëri dominon media pro socialiste ndaj asaj demokrate.
      Është tjetër gje që Rama i quan të gjithë “media të kazanit”, edhe gazetarët majtistë, pasi ai tashmë është vertetuar që nuk e duron mendimin ndryshe.

  2. Sakte.. por i bute me fevzon. Nje analize programit qe ze 8 ore transmetim ne jave i duhet bere. vitet e fundit Fevziu e ktheu programin pikerisht ne ate pazar jovlerash qe perputhej me profilin e klanit. kemi pare nje fevzi qe bente tema te sforcuara me pjesmarrje” trash “ mediatik ne studio. Kemi para nje fevzi qe eshte dallueshem i shqetesuar per audiencen duke u sjellw ne menyren me joprofesionale duke pare cdo sekonde diagramen fals te shikueshmerise e duke ju thene te ftuarve ne studio ne mes te argumentit “ nuk na sheh njeri po e trajtuat keshtu” apo “shpejt shpejt se na iku aidienca “ apo duke mos lene te ftuarit te bejne analize e te cojne nje mendim deri ne fund por duke nderhyre per te provokuar sherr e zhurme. Vetem ne studion e fevziut te fruarit flasin ne te njejten kohe te gjithe. Intervistat dyshe i ka siperfaqesore dhe te pathelluara.. me nderhyrje capraze dhe i papergatitur. Ndersa alibia se eshte merzitur me plehrat profesionale qe ka mbledhur Klani eshte sa e pavertete aq dhe qesharake. Blendi eshte investuar qe aq medioker sa eshte te jete ai “the one “ i televizionit duke mos lejuar asnje profesionist te hyje ne klan se e di fare mire qe komod eshte vetem me nivelin nen mesatar te gjithe te tjereve aty qe po mbajne sot ne ndergjegje ndotjen e shijeve dhe te kultures pikerisht ne tv e dyte kombetar ne vend..

    1. Isha duke rene dakord me Bushatin derisa lexova komentin tend dhe nese sje e brendshme, je tmerresisht e vemendshme dhe shume e vertete ne shume nga ato qe thua. Nuk jam dakord qe Fevziu te hidhet poshte per gjithcka. Nese ka burra me te mencur e me te thelle e me te mprehte se ai, ata ndenjen tavolinave e cepave te portaleve duke ndare mencurine e tyre e duke shfryre per komercializmin sepse televizionin nuk e perballuan dot. Fevziu eshte individi me esell me sistematik dhe nder me punetoret e gazetarise, i afte te ruaj marredheniet me te gjithe dhe nuk besoj se ka fituar mbi konkurrencen me asnje lloj skeme e poshtersie, por vetem duke qene sistematik e punetor dhe ndoshta fale mediokritetit te tij, (sepse mediokrit kane aftesi te ecin me perpara se inovatoret) qe e ka ndihmuar te mos vete-pengohet e vete-gjykohet, por te dale ne ekran e ne te gjithe mediat per cdo lloj teme qe nga gatimi i qepes e deri tek vetingu. Une ia heq kapelen per shume gjera, por ama jam dakord qe ai s’ka bythe te ankohet per Sandrin, sepse sic e the edhe ti, programi per nje fare kohe u be viktime e matesit te audiences dhe realisht debatet shpesh nuk kane asnje bosht e ai i jep perparesi ulerimes ne studio mbi thelbin.
      Por le te behemi TE MIRE e te besojme se edhe ai ka kuptuar gabimet e tija, eshte lodhur nga ajo gare idiote dhe nga ato tema pa kurrfare vlere dhe tani do ti peshoje me shume aktualitetit dhe vlerave. Le te urojme qe ai te mos behet koleksionist gocash te bukura ne ekran e uleritesish, por te punoje me shume me gazetarine, me reportazhin, me lidhjet direkt; te shoh me teper nga Wolf Blitz e nga ato programe qe i japin prestigj dhe pushtet influence ekranit kombetar. Fevziu dhe te tjere moderatore duhet te krijojne standarte dhe njerezit tu vijne nga pas e jo te shkojne tek standartet (ose me sakte mungesa e standarteve) te injorances klikuese. Edhe Sandri te kete pak me shume bythe e te vendose nje linje etike se eshte turp qe nje televizion kombetar te ndertoje formate per meme dhe gallate injorantesh; te lejoje zonjen e pare tu bej politike femijeve apo te keqtrajtoje femije me muhabete lekesh; t’i jape nje ore ne primetime Ardi Daullxhiut, nje i semure i shendetit mendor qe behet tallje publike; te lejoje masakren e publicitetit ne mes te nje diskutimi qe nuk ka vend ne bote qe e lejon si tek xingu i ermalit. Ai televizion sheh vetem lekun, nuk ka asnje dashuri dhe as ndjeshmeri ndaj njerezve te ketij vendi, qe duan s’duan influencohen prej tij. Sandri nuk duet te kete frike se nuk shihet; perkundrazi, ai di te rrezikoje dhe nese rrezikon duke zhdukur keto plehra; mund ti bie shikueshmeria por do ti rritet respekti dhe vlera ne treg. Dhe shikueshmeria dalengadale do te rritet prape se fundja ato qe do humbi jane fansat e Ardi Daullxhiut qe skane as breke ne bythe e jo me leke te blejne produktet e sponsorve.

      1. Carlo ( por jo si Carlo:)) , jam krejt dakord me cfare thua germe per germe e fjale per fjale. Krejt e verteta eshte ne analizen tende . Te falenderoj per saktesine dhe plotesine.

  3. Blendi Fevziu eshte nje fllucke e vetefryre qe i ka bere te tera . Ka marre pronat e veta dhe te fisit me servilizmin mediatik e jo vetem. Ka perfituar sa e si ka dashur duke sakrifikuar cdo parim gazetarie e vlerash. Fevziu nuk ka patur ndermend te largohet asnje dite nga Klani. Zhurnen e beri ne dijeni te plote te Sandrit. Ishte nje krize rifaktorizimi qe duke mos qene djale i zgjuar e beri trashe , shume dhe keq. Kjo e folura per krizen e televizionit dhe shperthimin e antivlerave ishte shaka e madhe . Ne krye te kesaj levizjeje antivlerash eshte ai, eshte Sandri , eshte Klani. Me ndihmen edhe te politikes qe e ka strategji delegjitimimin e gazetarise e zerave publik me vlere. Sandri pastaj nuk ka asnje vrarje ndergjegjje sepse lezhjani me gruan lushnjare kane vetem merakun e atij lekut te qelbur. Nuk ka tv ne bote qe funksionon ne kete forme . Flas per televizione serioze kombetare. . Sandri e Blendi drejtojne nje kioske ne treg dhe e bejne kete me vullnet e deshire te plote.

  4. Fevziu me Klanin se Ronaldo me Realin – njeri hedh vickla, tjetri rrit pagesen….Ne fund, asnje s’e leshon tjetrin!

  5. o Bushat po lere Klanin e Fevziun se atyre ka kohe qe i ka dale boja, ato jane gjithmone ne sherbim te qeverise se re qe vjen ne pushtet. Kuptohet sherbimi qe i bejne qeverise financohet nga taksat tona.

    Por merru pak me keta refugjatet qe do na vijne apo xhihadistet se eshte problem me i mprehte ky, nqs do jete lajm i vertete. Informojeni pak publikun se “Skenderbeu” na solli armet kimike per pak, se ka per gje te na sjelli terroriste e refugjate.

  6. Vetëm Andi paska arritur të shohë diferenca mes klanit (frangaj) dhe fevziut!Mos ndoshta ky fakt lidhet me miqësinë e tyre shumë vjeçare?!Mjafton fakti se je në konflikt të pastër interesi jo vetëm prej raporteve me fevzon,por edhe për antipatinë(e arsyeshme) karshi frangajt,për ta bërë krejt të pabesueshëm opinion tënd për këtë çështje.Do kish qënë e udhës ta kurseje këtë parodi…

  7. Histori xhongleresh me hajdute.Eshte e vertete por pa buke.Kujt i cahet koka ne karavasta apo ne mirdite se Fevzo ben sikur eshte zene me X apo Y.Ne jemi nga hajdutet dhe hajdut do te vdese.Paraja e ka henger Fevzon dhe jo Fevzo parane.Sikur edhe nje meteor te bjere patjeter qe Fevzo duhte ta di ,njelloj si nastradini qe dinte sa qime bythe kishte cdo njeri.Frangaj ka qene dhe ngelet K/hajduti.

  8. Kjo lloj analize pa permendur emra gazetaresh, do qendronte nese do e bente nje gazetar i paperlyer ne lojerat e ulta te politikes shqiptare. Bushati me te ardhur Rama ne pushtet mbylli emisionin e tij investigativ ku shpeshhere therriste neper intervista 3-4 « opinioniste » qe kishin te njejtin mendim pro-ardhjes se Edvinit ne pushtet. Para disa muajsh Bushati ka kaluar si opinionist tek televizioni ku ai bashke me Blushin e akuzonin per tv kioskash qe ne shkembim e nxirrnin Veliajn si supermen! Ne kete televizion edhe mbas ardhjes se Blushit kryeredaktor dhe Bushatit analist linja editoriale vazhdon te jete thellesisht mbeshtetese e abuzimeve skandaloze te Rames dhe Veliajt. Prandaj Bushati nuk ka perse te bej moralistin ne kete rast aq me teper me nje gazetar padiskutim i zoti por kameleon si Fevziu, qe behet gjithmone pro-pushtetit, cilido qe e perfaqeson ate…

  9. Shume sakte”Autentiku”! Nje nga komentet e rralla inteligjente! Na myti “ari” i Bushatit dhe injoranca e komentuesve te tij berishiane!

  10. Kete pune lereni t’a zgjidhe Much Nano, se vetem ai eshte “anal-isti” me i madh i gjithe koherave, i cili u be famoz me shprehjen: Le te bashkohen gjithe plehrat e ketij vendi te sjellim Edvinin ne pushtet!

  11. Edhe pak ose (SHUME) me qarte mund te shkruhej. Nuk merret vesh kuptimi i shkrimit o I nderuar, se gjoja Fevziu donte te ndahej nga imazhi I klan por klan do ta kete Fevziun si imazh, dhe nuk merret vesh kush deshiron ndarjen dhe kush ia ka me te futur. Shkruaj pak me qarte nese shkruan per te tjeret dhe jo vetem per veten tende. Ose mos shkruaj fare. Lesh e li duket muhabeti.

  12. Deri diku ne kete shkrim i Andi Bushatit [te vertete]dhe jo i atij -dellit-qe perdor emrin e tij si pseudonim ka nje te vertete si per televizionin Klan dhe per -Fevzon-qe me ardhjen ne pushtet te -rivdekjes-dhe rrjedha e emisionit -Opinion-qe ishte emisioni me i ndjekur me nje audience te madhe tani eshte bere i pa shikushem.Marrja ne debat pseudo gazetare dhe pseudo analiste te tipit –Vangjeli,Peza,Muc Nanot,Nazarkot sidhe analistet anti berishjane qe deri dje i thurnin elozhe atij eshte nje degradim i Fevzos sebashku me e emisionin e tij .Tjeter duke i aneksuar analistet opozitareFevzo nuk ben gje tjetre por ben sahan lepirsin ,servilin e qeveritareve ne pushtet.Qe te jem i sinqerte -Andi Bushati-eshte nje majtist i thekur sepse ande e ka origjinen eshte nip i ish nje anetari te Byrose Politike te sistemit monist ku per etike nuk po ja shkruaj emrin ,po them nje gje qe ne kete shkrim ai ka shkruar nje te vertete se cfare e shtyn kete te nxjerre ne pah kete ralitet qe ka kapur Klanin dhe vete Fevzine-e di vete Bushati.

  13. Një ndër tragjeditë më të rënda që la pas diktatura e egër enveriste, ishte fshehja e varreve të të pushkatuarve politikë.
    Si nuk pamë në studiot televizive shqiptare, që të debatohet e analizohet nga politikanë e gazetarë kjo tragjedi ?
    Lexova dje në faqen online të Zërit të Amerikës, se një komision ndërkombëtar për gjetjen e njerëzve të zhdukur, paskej bërë me qeverinë Rama një marëveshje për t’ju futur punës për të gjetur këto vare e për të identifikuar mbetjet me ndihmen e laboratoreve moderne të BE.
    Hipokrizia qëndron në faktin se pikërisht kjo qeveri, që për kryetar kuvendi ka ish ministrin e fundit të sigurimit, Gramoz Ruçin e si ministër të mbrendshëm , përsëri një ish hetues të sigurimit, Fatmir Xhafën, na qenka zotuar se do ta “ndihmoje” këtë komision.
    Në përceptimin e opinionit të përgjithshëm të shqiptarëve, është krijuar bindja se në fund vitet 80, kur u pa se diktaturës enveriste po i vinte fundi, diktatori i fundit komunist, Ramiz Alija , ngarkoi Hekuran Isain që të zhdukte gjithë dokumentat kompromentuese të krimeve të sigurimit e pas tij këtë e bëri me zell enveristi tjetër, Gramoz Ruçi që sot e kemi kryetar të Kuvendit shqiptar.
    Ndërkaq, ish hetuesi i sigurimit Fatmir Xhafa, pasi u përshëndet nga disa “ndërkombëtarë” si nje reformator i drejtësisë, u përshëndet edhe si një ministër i mbrendshëm që e “dermoi” trafikun e drogës shqiptare.
    Po dje lexova një njoftim, se policia italiane ka kapur mbi dy ton kanabis të ardhur nga Vlora me një gomone, me destinacion këtë vënd.
    Prej shumë kohësh e veçanërisht muajin e fundit, si temë dite për Shqipërinë, ka qenë skandali se vëllai i këtij ministri, ndonëse i dënuar si trafikant ndërkombëtar i drogës nga gjykatat italiane, duke u “strehuar” në Shqipëri, nuk bëri asnjë ditë burg të këtij dënimi e me “nisiativen” e tij, pas 15 vitesh shkoi ti dorëzohej drejtësisë italiane.
    Nuk po i futem fakteve që do ti zbulojë prokurorja e Ramës, por kjo është panorama e dukëshme që mund ta përceptojë cilido që ka një inetelekt mesatar.
    Në këtë situatë tepër të rënduar me skandale flagrante krimi e korrupsioni, hidhet edhe një “temë” tjetër alla Mero Baze, se ku do të shkojë gazetari Blendi Fevziu, do të qëndrojë tek Klani i Sandrit, apo do ti shkojë në ndihmë Blushit tek Top Channel.
    Pas “Babales” temë dite po bëhet Blendi Fevziu.
    Paskej qenë “Babalja” ai që paskej kanabizuar Shqipërinë.
    Paskej qenë Fevziu gazetari që paskej drejtuar politikën shqiptare.

  14. E si perfundim del se shumica e komentuesve jan formue nga plehu dhe m…. i koperatives ne krah te Ram derrr droges

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *