• |
ide | kryesore

Salah: “Ramos? Në fillim më bëri të qaj, tani më bën të qesh”

Sport



Salah, Sergio Ramos, dëmtimi, Botërori. Nuk flitet për tjetër gjë dy javët e fundit. Lojtari më vendimtar i sezonit që sapo u mbyll, Mohamed Salah, u detyrua të linte fushën e lojës në pjesën e parë të finales së Champions-it kundër Real Madrid-it për shkak të një kontakti me Sergio Ramos. Rrezikoi të humbiste edhe Botërorin, por për fat të mirë gjendja e lojtarit egjiptian është duke u përmirësuar.

Ndërkohë janë të ndryshëm aktorët, dikush si protagonist, dhe dikush jo, që janë bërë pjesë e debatit mbi ndërhyrjen e Sergio Ramos, e cila solli edhe dëmtimin në shpatull të Salah. Tashmë fjalën e ka sulmuesi i Liverpool-it: “Jam më mirë, shpreoj të luaj ndeshjen e parë të Botërorit kundër Uruguajit”, rrëfeu Salah për Marca-n. “Do të varet nga fakti se si do të ndihem në ndeshjen e parë. Dalja nga fusha e Kievit ishte pa dyshim momenti më i keq i karrierës time, mendova se e humba edhe Botërorin pas Champions-it”.

Nga ana e tij Sergio Ramos, pas akuzave të shumta për goditjen në fytyrë ndaj portierit Karius, e kishte spostuar debatin tek Salah duke evidentuar se ishte vetë egjiptiani që kishte kapur krahun e tij, duke u rrëzuar më pas në anën e kundërt dhe duke dëmtuar në krahun tjetër.

“Është argëtuese…”, ironizoi Salah fjalët e Sergio Ramos-it. Egjiptiani nuk e ka falur kolegun spanjoll: “Ka thënë se mund të kisha luajtur në pjesën e dytë? Komenti im është që del gjithmonë mirë kur dikush në fillim të bën të qash dhe pastaj të qeshësh. Ndoshta ai mund të më thotë edhe se kur do të jem gati për Botëror?”

Nga ana tjetër Sergio Ramos kishte deklaruar se kishte folur privatisht me Salah: “Më dërgoi një mesazh, është e vërtetë. Por nuk i kam thënë kurrë se isha mirë”. Pra, ish-sulmuesi i Romws nuk e ka falur mbrojtësin e Real Madridit: tani shpresa, më shumë se për ti parë kundër njëri-tjetrit, është vetëm për të parë sulmuesin e Liverpool-it në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *