• |
ide | kryesore

SHBA është e gatshme të angazhohet në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme, Të fundit



Për përgatitjen e rrjedhës së bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, nëse palët kanë nevojë për ndihmë, ne do të jemi në dispozicion. E tillë ishte përgjigja e Ambasadës Amerikane se a janë të interesuar të angazhohen në procesin e negociatave për Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun nën patronazhin e BE-së, nga e cila synohet të përmbyllen bisedimet me normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, thotë përgjigja e Ambasadës së SHBA-së në Serbi.

Sipas Novostit, përfaqësuesit e Amerikës po kryerjen pozitën e këshilltarit dhe jo të ndërmjetësuesi zyrtar, në mënyrë që të shmangin mundësinë që Serbia të kërkojë përfshirjen e Moskës në bisedime. Mirëpo, sipas burimeve të kësaj medie në dialog dëshira për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti tregohet edhe nga Gjermania, Franca dhe Hollanda.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dje, tha se nuk do të ishte realiste të krijohej një zgjidhje për Kosovën pa Amerikën dhe Rusinë. Ai, duke komentuar përpjekjet e vendeve perëndimore për të marrë pjesë drejtpërdrejt në dialog, tha se pse të mos marr pjesë Kina dhe Rusia.

“Përse vetëm vendet që njohin pavarësinë e Kosovës do të marrin pjesë”, ka thënë ai.

Kur u pyet nëse ka një propozim nga Amerika për zgjidhje për çështjen e Kosovës, lajm që ditë më parë u demantua nga SHBA-të, Vuçiq nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë:

“Më mirë të mos përgjigjem. Unë mendoj se të gjithë e dinë se cila është përgjigja e saktë, pavarësisht se çfarë thonë”, ka thënë ai.

Sipas presidentit serb, nëse nuk ka marrëveshje, do të ketë kohë të vështira përpara dhe aktualisht ka më shumë mundësi që marrëveshja të mos arrihet.

Vuçiq tha se ai pret vazhdim të dialogut, ose, siç tha ai, “një lloj i ri dialogu” për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën deri në fund të qershorit. /Lajmi.net



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *