• |
ide | kryesore

Shuhet legjenda e futbollit kosovar

F1, Sport



Futbolli kosovar është tronditur sot në mëngjes nga humbja e figurës së tij emblematike, Fadil Vokrri. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti në moshën 58 vjecare.
Vokrri ka shfaqur probleme me shëndetin në orët e para të ditës së sotme dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ndërhyrja e mjekëve nuk ka mundur ti shpëtojë jetën. Në bazë të indikacioneve të para dyshohet një atak kardiak.
Fadil Vokrri ka lindur me 23 korrik 1960 në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës dhe ka qenë ikona e futbollit kosovar për atë që ka arritur n karrierë.
Rrugën e tij të suksesshme si futbollist, Vokrri e ka nisur me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Në vitet 80 Vokrri ka arritur kulmin e karrierës e madje në vitin 1987 ka patur edhe një ofertë për të nga gjigantët e Juventus. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.
Në 16 shkurt 2008, ai u zgjodh presidenti i FEderatës Kosovare të Futbollit për një mandat 4 vjecar.
Vokrri është konsideruar si lojtari më i madh i Kosovës i të gjitha kohërave…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *