• |
ide | kryesore

VIDEO/ Basha: Drejtori i policisë grisi banderolën kundër Ramës

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në qytetin e Fierit, por përveç mbështetësve është “përballur” edhe me një grup të rinjsh të Forumit Rinor të PD, të cilët protestuan me pankarta në duar.

Disa video janë publikuar në Facebook nga deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baci. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ai thotë se “policia e shtetit ka përfunduar në një polici private në shërbim të dyshes Rama-Xhafaj”.


Sipas Bashës drejtori i policisë i pari dhe policët e tjerë pas tij rrëmbyen dhe grisën banderolën e qytetarëve që protestojnë paqësisht dhe me dinjitet kundër krimit dhe drogës.

“Policë që kacafyten me qytetarët për të mbrojtur shefin! Turp dhe mjerim!

Janë Jaerd Çelët dhe Ermalët e policisë që edhe trafik droge bëjnë për shefin e vëllezërit dhe kushërinjtë e shefit.

Shikoni hendekun e madh që ekziston sot në Shqipëri mes qytetarëve europianë dhe shtetit antieuropian.

Këta policë duhet të luftojnë drogën dhe krimin që Shqipëria të hyjë në BE, por si banditë ata luftojnë qytetarët që ngrenë zërin kundër drogës dhe krimit.

Shikoni gjithashtu nervozizimin e policëve si shenjë e një sistemi që po rrëzohet, siç rrëzohen regjimet antipopullore dhe antidemokratike” – shkruan ndër të tjera Basha.


4 Comments

  1. Ajo banderole atij fytyreqenit demostruesit te hajduterve dhe krimineleve Basha & Sali policia duhej t’ja kishte futur ne bythe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.