• |
ide | kryesore

Vidhnin në supermarkete, arrestohen dy vajza

Lajme, Të fundit



Dy vajza u arrestuan nga Policia, pasi akuzohen se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash në hipermarketin ku ato punonin.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan Sonila Gjoshi, 24 vjeçe dhe Eriselda Manati, 28 vjeçe, të dyja banuese në Lushnje.

Policia thotë se duke punuar si shitëse në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.

Ato do të hetohen më tej nga Prokuroria e Lushnjes për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *