• |
ide | kryesore

Anglia destinacioni i ardhshëm i Hysajt

F1, Sport



Të gjithë duan Hysajn, por klauzola prej 50 milionë euro nuk është e përballueshme për cdo të interesuar. Ky sezon me Napolin ishte kurorëzimi mes të mëdhenjve për shkodranin e Kombëtares dhe jo më kot klubet e Premier League janë gati të bëjnë lëvizjen finale.
Manchester United i Mourinhos është interesuar prej kohësh dhe portugezi po pret vetëm momentin e duhur per të freskuar krahun e djathtë të Djajve të Kuq. Dilema lidhet vetëm me sezonin pozitiv të Valencias, por që tashmë është 32 vjec dhe në fund të karrierës. Darmian është në rrugën e daljes dhe 44 milion stërlinat United I ka gati për të sjellë Hysajn në Old Trafford.
Ekuilibrat mund ti prishë vetëm një kalim i Mauricio Sarrit në pankinën e Chelsea. Trajneri toskan që e bëri Hysajn të famshëm do të ishte një siguri për mbrojtësin e djathtë, që është rritur me të në fillim tek Empoli e më pas në Napoli. Por mes dy gjigantëve anglezë ka ndërhyrë një i tretë. Tottenham që kur shiti Walker tek Manchester City nuk ka gjetur paqe në të djathtë. Mauricio Pochettino e ka mbuluar sezonin mes Kieran Trippier dhe Serge Aurier, i blerë për £23 milion nga Paris Saint-Germain verën e kaluar. Sidoqoftë, asnjë prej tyre nuk u tregua në nivelin e Walker dhe kjo e ka bërë Pochettino të sulmojë drejt për yllin e Napolit.
Largimi nga klubi i De Laurentis konfirmohet edhe nga lëvizjet e drejtorit sportiv Giuntoli që po kërkon zëvendësuesin e Hysajt. Profili kryesor duket Vrsaljko, kroati i Atletico Madrid që vlerësohet 25 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *