• |
ide | kryesore

Fjalët e fundit të Xhaferr Matës: E vrava se më ndau nga familja!

Lajme, Të fundit



Një nga banoret e zonës, ku Xhaferr Mata, i divorcuar nga gruaja, vrau Xhuljetën, vajzën 19 vjeçare me të cilën kishte pasur një lidhje intime, tregoi me detaje për gazetën Panorama se çfarë ndodhi në momentet e fundit pas vrasjes së vajzës.

31-vjeçari e kishte qëlluar një herë ish-të dashurën, më pas ishte ulur pranë saj për ta qëlluar sërish. Nga plumbi i dytë, ajo ka vdekur në vend dhe për 15 minuta, Xhaferri kishte bërë ecejake në vendin e krimit me pistoletë në dorë. Askush nuk guxonte t’i afrohej gjatë kohës që prisnin policinë të vinte.

Vetëm një person i ka kaluar afër dhe ka folur me të.

“Ecte sa para mbrapa me pistoletë në dorë. Një herë u ul aty tek ajo, pastaj sillej vërdallë, derisa kaloi nga krahu tjetër i rrugës, afër një peme dhe vrau veten. Gjatë kohës që rrinte aty afër vajzës në trotuar, nuk i afrohej asnjë kalimtar. Të gjithë kishin frikë dhe kalonin nga krahu tjetër. Madje, një nga banorët kur po kalonte afër vajzës e ka pyetur se çfarë i kishte ndodhur që ishte e gjakosur. “E vrava unë”, i ka thënë djali. “Po pse?”, e ka pyetur ai. “Se më ndau nga familja”, i është përgjigjur. Kaq, s’di çfarë t’ju them më shumë, sepse nuk dëgjova asgjë se për çfarë mund të jenë zënë. Se nuk pati të bërtitura” ka treguar dëshmitarja.

Vetëvrasjen, Xhaferr Mata e kreu kur erdhi policia. Sapo policët nisën t’i flasin duke i kërkuar të ulë pistoletën në tokë, ai ka qëlluar veten.

 

 

 

 

“E lëshonte në tokë në ndonjë moment. Pastaj e merrte prapë, bënte sikur e mbushte, e ulte me tytë nga trotuari. Por në dorë e mbante derisa erdhi policia. Por me aq sa pashë unë, nga veprimet që bënte pas ngjarjes, ai e kishte të ndarë mendjen që pasi vrau atë do vriste edhe veten” tregoi dëshmitarja.

 



1 Comment

  1. fajin sta ka ajo por koka jote. Nuk vritet tjetra se nuk te do me. Nuk u shua dynjaja per femra qe mbylle jeten e sajj dhe tenden ne lulen e rinise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *