• |
ide | kryesore

G7- Trump i vetmi që nuk firmos deklaratën përfundimtare

Planet



Me jo-në për deklaratën përfundimtare të G7, presidenti amerikan bëri figurën më të keqe në historinë e samitit. Por pjesëmarrësit e tjerë i përmbahen sloganit: business as usual.

Kancelarja Angela Merkel reagoi e rezevuar për vendimin e Trumpit. Pas kthimit të saj në Berlin një zëdhënës i qeverisë tha se Gjermania është dakord me komunikatën për të cilën u diskutua në La Malbaie, të Kanadsë. Edhe Bashkimi Evropian regoi gjithashtu pa shprehur ndonjë irritim. “Ne i përmbahemi komunikatës, siç është rënë dakord nga të gjithë pjesëmarrësit”, tha një zëdhënës i Presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk.

“Ne fokusohemi në çka kemi arritur këtu”

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau i hodhi poshtë akuzat e Trumpit. Zyra e tij tha: “Ne fokusohemi në ato që kemi arritur këtu në samitin e G7”. SHBA-ja dhe gjashtë vendet e tjera të G7 – përfshirë edhe aleatët kryesorë perëndimorë të Amerikës Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Kanadanë – arritën që pavarësisht dallimeve të thella mbi çështjet e tregtisë dhe ndryshimit të klimës, të bien dakord në samit në minutën e fundit për deklaratën përfundimtare prej tetë faqesh.

Trump e argumentoi në Twitter largimin e tij prej deklaratës përfundimtare – deri tani një hap unikal në historinë 40-vjeçare të G7 – me qëndrimin e presidentit kanadez Trudeau ndaj tarifave doganore amerikane për çelikun dhe aluminin. Trudeau tha në konferencën përfundimtare për shtyp, se tarifat doganore kundër BE-së dhe Kanadasë, që Trumpi i justifikon me ruajtjen e interesave amerikane të sigurisë, janë “disi ofenduese”. Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë po ashtu tarifa më të larta doganore ndaj mallrave amerikane./DW



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *