• |
ide | kryesore

Gjermania, mallkimi që e pengon të fitojë në Rusi

F1, Sport



Gjermania shkon në Rusi si kampione e Botës, por duhet të sfidojë dy tabù. Asnjë Kombëtare, që nga 1962 nuk ka arritur kurrë të fitojë dy Kupa bote rradhazi.
Brazili me dy triumfet në 1958 dhe 1962 është e fundit që ka përmbushur misionin, të cilin do tentojë ta fshijë Manshaft në Rusi. Por gjermanët e Joachim Loë duhet të kalojnë edhe mallkimin e Grupit F. Kush vjen nga aty nuk e ka fituar kurrë Botërorin, që kur aplikohet formula me eleminim direkt pas fazës se grupeve.

MEKSIKE 1986

Shilton e Lineker udhëhiqnin Tre Luanët, që në 1986 ishte favorite për triumfin final. Grupi nuk ishte i komplikuar me Portugalinë, Poloninë e Marokun, por rruga u vështirësua. Vetëm fitorja me afrikanët i lejon kalimin e turit. Në 1/8 anglezët shkatërrojnë 3-0 al Paraguajin. Por në cerekfinale vjen sfida e famshme me Argjentinën, e vendosur nga “dora e Zotit” e nga goli i shekullit. Tre Leoni, skuadra me e mirë e grupit F, u kthye në shtëpi ndërsa Maroku e Polonia u ndalën në 1/8.

ITALI 1990

Grupi F ishte i hekurt, por per fat kaluan tre, duke eleminuar Egjiptin. Hollanda e Anglia kaluan raundin, por rrugët e tyre u ndërprenë, pasi u kryqëzuan të dyja me Gjermaninë Perëndimore. Kampionët e Europës u dorëzuan në 1/8, ndërsa anglezët me penallti në gjysëmfinale, pasi kishin kaluar Belgjikën e Kamerunin. Në të njëjtin grup kaloi edhe Irlanda, që u eleminua nga Italia në cerekfinale.

USA 1994

Grupi F kishte favorite Hollandën që u kualifikua në fazën me eleminim direkt duke arritur me pikë të barabarta me një konkurencë jo të parezistueshme: Belgjika e Arabia Saudita, të gjitha me 6 pikë, duke lënë jashtë Marokun. Për Portokallitë fitore Irlandës në 1/8 por ëndërra u ndërpre përballë Brazilit: 2-3 në cerekfinale dhe lamtumirë Botëror. Sauditët e belgët dolën jashtë në 1/8 kundër Suedisë e Gjermanisë.

FRANCE 1998

I vetmi precedent që i takon Gjermaninë në grupin F është në tokën francese. Gjermania ishte nje skuadër e vjetër dhe e lodhur, në fund te një cikli që i kishte dhuruar Botërorin 1990e Europianin e 1996. Gjermanët kalojnë grupin me Jugosllavinë, në dëm të USA e Iran, ndërsa në 1/8 vuajnë me Meksikën. Aventura e tyre mbyllet në cerekfinale, të groposur nga Kroacia që I con në shtëpi me një 3-0.

KORE & JAPONI 2002

Grupi F në 2002 bën viktimën e luksit që në fazën e grupeve. Surpriza është Argjentina, që largohet nga turneu pasi humbi me Anglinë e barazoi me Suedinë. Në sfidat me eleminim direkt, suedezët rrezohen përballë Senegalit. Anglezët? Janë mes favoritëve të mëdhenj: 3-0 ndaj Danimarkës në 1/8, por në cerekfinale Seaman kundër Brazilit pëson një gol gati nga mesi I fushës nga Ronaldinho: 1-2 e lamtumirë ëndërr.

GJERMANI 2006

Brazili paguan faturën e tij në 2006. Kalon lehtësisht grupin me Australinë, Japoninë e Kroacinë, shkatërron Ghanën 3-0 në 1/8, por në cerekfinale Franca është e pakapërcyeshme. Henry kthen ne shtëpi kampionët e Botës. E dyta e grupit ishte Australia, që i reziston kampiones së ardhshme Italisë, por dorëzohet gati në lojë të mbaruar në penalltinë e Francesco Totti.

AFRIKA E JUGUT 2010

Në Afrikë është radha e Spanjës të ngrejë Kupën, por mallkimi i grupit F këtë herë godet kampionët në dalje. Të pafat janë italianët, që luajnë Botërorin më të keq në histori, duke e mbyllur grupin me Sllovakinë, Paraguajin e Zelandën e Re në vendin e fundit e pa asnjë fitore. Kalojnë më tej amerikanojugorët e sllovakët, që megjithatë dalin nga gara respektivisht në cerekfinale kundër Spanjës e në 1/8 kundër Hollandës.

BRAZIL 2014

Në 2014, Grupi F përmbush “kryeveprën e tij”. Mallkimi duket sikur do të marrë fund, por nuk ndosh kështu. Në atë grup është Argjentina që arrin të shkojë deri në finalen e luajtur në Maracanà në Rio de Janeiro kundër Gjermanisë. Kombëtarja Albiceleste eleminon Bosnjen, Iranin e Nigerinë, me afrikanët që kalojnë fazën e grupeve, por ndalen menjëherë në 1/8 me Francën. Argjentinasit likuidojnë Zvicrën, Belgjikën e Hollandën me 11 metërsha, përpara se ti dorëzohen golit të Gotze në kohët shtesë, me dëshpërimin e rastit të humbur nga Higuain në kohën e rregullt.
Çështja është …a do të arrijë Gjermania të bëjë më mirë?



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *