• |
ide | kryesore

Kendall Jenner në një lidhje treshe

Paparazzi, Slider



Supermodelja Kendall Jenner shokoi të gjithë kur u pa duke u puthur me vëllain e vogël të motrave Gigi dhe Bella, Anwar Hadid. Ajo vetëm para pak ditësh u pa në takime romantike me basketbollistin e njohur Ben Simmons. Të gjithëve na lindi pyetja “Kendall çfarë po bën kështu?

Ky trekëndësh i dashurisë ka shumë pyetje dhe të gjithë po mendojmë se si mund të jetë ndjerë Ben Simmons kur pa foton që Kendall puthej me Anwar. Ndërkohë nga ana tjetër motrat Gigi dhe Bella nuk kanë asnjë kundërshtim që shoqja e tyre Kendall të jetë me Anwar-in.
Por sipas burimeve të HollywoodLife thonë që Kendall është një shpirt i lirë dhe nuk ka asnjë qëllim që të krijojë një lidhje të qëndrueshme me një mashkull. Burimet kanë shtuar më pas që Kendall ia ka bërë të ditur basketbollistit që ajo nuk do asgjë serioze dhe nuk është e interesuar që të ketë një lidhje me të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *