• |
ide | kryesore

“Koha e maskarenjve, Rama si Erdogani” aktorët në protestë kundër prishjes së Teatrit

Lajme, Të fundit



Sapo është bërë publik projektligji që i hap rrugë ndërtimit të teatrit të ri, artistët kanë nisur protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Aktori Robert Ndrenika tha se këtë gjë po e bën vetëm Erdogani, dhe shtoi se të gjithë i kanë dhënë të drejtë dhe janë me artistët.

“Nuk marrë vesh seç po ndodh. Kemi qenë tek presidenti nga ka dhënë shumë të drejtë, kemi qenë dhe tek kryetari i Kuvendit na ka dhënë të drejtë, se ç’bëhet, dhe opozita është me ne. Kam përshtypjen se dhe shumë nga Partia Socialiste janë me ne, por edhe ata nuk flasin se kanë hallet e tyre edhe ata, nuk flasin. Këtu u bë puna si te “Tre musketierët”, kardinali Rshëlje më vete, ata të mbretit më vete, në vitin 2018. I them edhe prokurorisë ta shohë këtë punë. Pse ta marrë firma Fusha? Se ka edhe Kodra.sh.pk. Nuk e kanë përfillur fare komunitetin teatror, veç presidentit dhe kryetarit të kuvendit. Kryeministria na ka përbuzur. Të hyjmë në bisedime. Jo kështu  gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë”, ka thënë Ndrenika.

Ndërsa aktori tjetër Mirush Kabashi, mesazhin e tij e ka përcjellë me anë të poezisë “Hakërrim” të Ali Asllanit.

“Koha është e maskarenjve, por Shqipëria dhe teatri janë të tonat, janë të shqiptarëve”, ishte kjo një nga vargjet e rrecituara nga Kabashi, por e përshtatur për rastin e sotëm.



11 Comments

  1. Qytetare te Tiranes mbroni Teatrin tone Kombetar! Te babes apo te s’emes e ka Erion Veliaj truallin e teatrit qe t’ia fali firmes se ndertimit??? RRETHOJENI TEATRIN KOMBETAR ME CADRA KAMPINGU DHE GDHIHUNI E NGRYSUNI NE TEATER. NJE NATE TE VETME PO E LATE VETEM , ATE NATE RRUSPAT E PUSHTETIT KRIMINAL NDAJ ARTIT , DO TA SHEMBIN DHE GJEMA DO JETE BERE. TA MBROJME ME TRUPAT TONE TEATRIN KOMBETAR.

  2. Ok Bubrreci, po duhen ngrit cadrat. Thirrje biznesit patriot e liridashes te jape pare, e uroj paraprakisht, Tirona.

  3. Koha eshte e xhahileve, po ne te miret ca po bejme?!
    Liria fitohet!

    Pytje
    Opozita ja fut gjume a qepalloset?!

  4. Jemi gati të ndihmojmë ata që do të QËNDROJNË ditë e natë rreth Teatrit duke kontribuar në një numër llogarie që mund të hapet, meqënëse nuk banojmë në Tiranë

  5. Teatri Kombëtar është Guri i Provës; ose edvini ose Demokracia.

    O sot o mbetëm nën edvinin përgjithmonë.

    Rroftë Teatri Kombëtar.

  6. Problemi ketu o Mirush eshte se maskarenjte kane fituar dhe po fitojne gjithmone . A vlen virgjeria ne bordello ? Aq vlen edhe ndershmeria ne kete vend , prandaj edhe efektet do jene te tilla .

  7. ta rrafshojne te shpetojme nga keto vemjet komuniste, perdite neper media, robt s’kane buke do qajme hallin e robert ndrenikes partis

    1. Në fakt vemjet komuniste kanë si simbol pushkën për të vrarë dhe kazmën për të shkatëruar atë që kanë ndërtuar të tjerët.

      Po ti mor mik çfarë do të fitosh nqs prishet Teatri Kombëtar?

      Ndërsa Robert Ndrenika është një simbol, dhe të shash edhe Ndrenikën do të thotë se je shumë, shumë injorant, por ti nuk je injorant, je thjesht një rilindas i vogëël militant që shumë shpejt këto lloj “prishjesh” do ti ndjesh në kurrizin tënd.

  8. kane nxitim ta prishin sepse qoverria RRamma me shume gjasa nuk e kap fundin e Qerrshorit …. me ckam degjuar duan taprishin pa vendim e pa leje …. jane mediat e shkruara / te folura qe po e turbullojne situaten ….

  9. Po ai arlind qorri i majte liridashes a ka thene gjo?

    Kjo kauze sot eshte gur prove per demokracine po edhe per te pare cilet jane aleatet & sherbyesit e fshehte te Kucedres KellireKucedres psikopate edvinnetarama,
    Me pak sakrifice do ta hedhim zullumqarin ne Vuno….
    Forca Tirana, Kuksi, Shkodra, Vlora, thika u ka shku ne kocke edhe femijve tane per nji kusar pathollogjik Narcizomadh,
    Po beme sehir e meritojme tiranine!!
    Sejcili te kontribuoje me ate qe mundet, forca djem e vajza qe vini dinjitetin ne balle, zoti I ndih liridashesit!
    E pame lehabushtren edvin si u terhoq me bisht nder shale nga 30 kuksjane.
    Forca!!

  10. Opozita eshte ne rregull.Opozita po shton bizneset,po shton parate ,ja e mori dhe licensen Basha per shkollen nderkombetare zinxhir i King ‘s Kolleg ne Angli.Opozita nuk fle , Ajo thjesht po majmet ,kjo eshte e rendesishme per Bashen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *