• |
ide | kryesore

Lamtumira e Vokrrit dhe pavdekësia e emrit

Sport



Kosova ka përshëndetur për herë të fundit kampionin e saj. Personalitete nga e gjithe bota e Futbollit dhe jo vetëm kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Fadil Vokrrit që humbi jetën një ditë më parë. Presidenti i Federatës të Futbollit të Kosovës si figurë qëndore e sportit është përcjellë me të gjitha nderimet shtetërore, në ceremoninë e organizuar nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Pas homazheve të kryera në Kuvendin e Kosovës, në orën 17 presidenti i ndjerë është shoqëruar për në banesën e fundit në varrezat e Prishtinës. Ngushëllime për humbjen e madhe të Kosovës kanë dërguar pothuaj të gjithë personalitetet sportive, madje edhe Partizani i Beogradit, që nuk harroi të vlerësonte kontributin e lojtarit të madh për fanellën bardhezi.
Fadil Vokrri megjithatë është një figurë që nuk mund të venitet. Premtimi për ti vënë emrin stadiumit të ri të Prishtinës, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, është bërë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë propozimin në zyrat e FFK-së dhe tashmë pritet mbledhja e ardhshme e Kuvendit të Prishtinës për të bërë miratimin.
“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë.
Stadiumi i qytetit me nderë do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri!”, shkruante në postimin e tij Shpend Ahmeti.
Stadiumi Fadil Vokrri do të ishte in-memorium i duhur për një figurë madhështore si ajo e ish-futbollistit te famshëm Kosovar, lideri i palodhshëm në realizimin e ëndërrës së madhe të Kosovës, përfaqësimin e tyre në institucionet ndërkombëtarë të futbollit, Uefa e Fifa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *