• |
ide | kryesore

Manchester City e ekzagjeron… 85 milionë euro për fantazistin

Sport



Pasi e ndoqi gjatë në merkaton e janarit, më në fund Pep Guardiola duket se arriti të realizojë goditjen e kërkuar me ngulm. Sipas medias angleze, Manchester City e Leicester kanë gjetur akordin për transferimin e Riyad Mahrez për 85 milionë euro, rekordi i ri për Citizens.
Nuk ka më dyshime për ‘Sun’ e ‘Mirror’, në këtë cështje mbetet vetëm zyrtarizmi: Mahrez do të kurorëzojë ëndërrën e tij për të luajtur për Manchester City e Guardiolan. Leicester, që në janar ngriti mur rreth fantazistin algjerian, është dorëzuar tashmë duke pranuar 75 milione stërlina, dicka më shumë se 85 milionë euro.
Nëse shifrat do të konfirmohen, Mahrez do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Citizens, duke mundur vendin e parë që i takonte nga 2015-a Kevin De Bruyne, në atë kohë i paguar 75 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *