• |
ide | kryesore

Neymar brilant…çfarë goli kundër Austrisë

Sport, Video



Brazili tregon edhe njëherë potencialin, duke hedhur kandidaturën për triumfin final në Rusi 2018. Miqësorja me Austrinë ka shërbyer për moralin më shumë se për fitoren e pritshme të Selecaos.
Ylli më i shkëlqyer i 5 herë kampionëve të Botës, Neymar, duket se ka lënë plotësisht pas dënimin, mjafton të shohësh golin e shënuar në suksesin 0-3 ndaj austriakëve.
Jesus shënoi golin e parë në minutën e 36, ndërsa Neymar gjynjëzoi mbrojtjen e Austrisë në të 63-tën, duke treguar klasin e lartë teknik e duke i paralajmëruar të gjithë se Brazili është kthyer i frikshëm. Coutinho kompletoi fitoren 6 minuta më pas, duke shtuar edhe më tej serinë e sukseseve rradhazi për verdhejeshilët.

https://www.youtube.com/watch?v=4ibGSgH-rg0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *