• |
ide | kryesore

Peleshi mbron helmin; Letra e ministrit për AKU: Mos ndaloni më “Silicon Mix”

Lajme, Të fundit



Me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, kimikati me emrin “Silicon Mix” lejohet të futet në tregun shqiptar i parregjistruar.

Në letrën që mban datën 16 maj, ministri Peleshi i dërgon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mos penguar më hyrjen në doganë të këtij kimikati duke shpjeguar se “Silicon Mix” është një ushqyes për bimët dhe jo pesticide.

Ne letrwn e publikuar nga Top Channel thuhet se:

Bllokimi i “Silicon Mix”nuk është bërë konform legjislacionit në fuqi për importin dhe vendosjen në treg të plehrave EC fertilizer, pasi kjo kategori nuk i nënshtrohet regjistrimit sepse është në qarkullim të lirë.

Por në farmacitë bujqesore kjo shitet si pesticid dhe jo si pleh. AKU e ka bllokuar importin e këtij kimikati, megjithatë e gjen lirisht në farmaci, me argumentin se nuk është pleh ushques, por vrasës insektesh që hyn në mënyrë të pakontrolluar dhe certifikuar në treg.

Konfirmimin se bëhet fjalë për një pesticid e dhanë edhe ekspertët e laboratorit që varet direkt nga Ministria e Bujqësisë.

“Silici nuk futet në listën e plehrave domethënë si element teknik i plehrave, siliconi aq më tepër që nuk është pleh”, shprehet Miranda Huta, kimiste.

“Silicon Mix” nga fermeret përdoret në këtë moment për të vrarë inspektet që prekin qershitë. Ai hyn në mënyrë të parregullt ashtu si edhe Methomili që Top Channel denoncoi disa ditë më parë.



7 Comments

  1. Pelesh, femijet e tu i cu ne Europe dhe jane te garantuara ushqimet atje. Ndersa ketu behet nami me helme ne zarzabate e perime e bostan dhe ti i ke qire robt kesaj pune, vazhdo majmu. Televizionet te kane nxjerre zbuluar o minister debil-kriminek qe nuk ushtron kontroll per sigurine ushqimore. Na vrate femijet mor maskara

  2. Ka te drejte Peleshi, Une jam kunder Rames po keto budallalleqe jane vetem per alarm te popullit…e m siguri te paguara nga ndonjeri qe sjell pesticide dhe e ben per konkurence..si puna e atyre te miellit..perpara se te bertisni, informohuni…

  3. Ne eshte e vertette mallkuar barqet qe ju mbajten o krijesa te ligesise. E ju zente mallkimi te femijet tuaj.

    1. Ky duhet te jete _ari qe komenton ne kete menyre.

      O komentues.. kerceni me pras ne by_he se nuk eshte helm.
      Asgje nga ato qe jane perhapur ne medja nuk eshte e vertete.

      Ore me ate BABALEN cfare po behet ? Se keto 2 shashkat e kazanit ( njera per luftetarete e ISISit dhe kjo e ‘helmit) sikur e hutuan pak opinionin publik mbi gafen e madhe qe beri PDja me Babalen dhe ministrin Xhafaj.. Nuk po e shoh me Alibeajn me ata 2 pederasat neper televizjone te shprehen per kete teme.

  4. ”’Peleshi mbron helmin””… waaaawwwww ‘cfare titulli .

    Mjafton titulli , mos e lexoni fare artikullin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *