• |
ide | kryesore

Vrasja e Xhuljeta Çunit, policia do të marrë në pyetje familjarët

Lajme, Të fundit



Policia pritet të marrë dëshmitë e familjarëve të Xhuljeta Çunit dhe Xhafer Matës, për të hedhur më shumë dritë mbi krimin e dyfishtë, që tronditi të premten kryeqytetin.

Banesa e autorit vazhdon të ruhet nga forcat e policisë. Një patrullë është e stacionuar aty, për të shmangur çdo lloj hakmarrje të familjarëve të vajzës.

Konflikti mes tyre mësohet se kishte nisur 1 muaj më parë, kur e reja vendosi t’i jepte fund lidhjes intime me 31-vjeçarin. Në këtë kohë, Xhuljeta Çuni mësohet se kishte bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë Numër 3 për të riun, i cili nuk pranonte ndarjen.

Oficerët e thirrën Matën për ta pyetur dhe më pas i referuan materialet në Prokurori. Por kjo nuk e pengoi 31-vjeçarin të kërkonte me ngulm ribashkimin me Xhuljetën. Të premten paradite, ai e ndoqi nga pas duke e qëlluar me pistoletë. Më pasi ai i dha fund jetës duke u vetëqëlluar në një lulishte raporton Tv Klan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *