• |
ide | kryesore

Argjentina, Tapia mbron Sampaolin: “Akuza për abuzime? Vetëm shpifje”

Sport



Federata Argjentinase e Futbollit i ka dalë në krah trajnerit, Jose Sampaoli. Pas akuzave për abuzim seksual, presidenti i FAF, Claudio Tapia, ka mbrojtur trajnerin e “Albiçelestes”: “Besoj vërtetë në ndershmërinë e Sampaolit. Këto zëra janë përhapur nga njerëz që duan vetëm të dëmtojnë kombëtaren argjentinase. Nuk ka asnjë denoncim kundër tij, gjithçka është gënjeshtër”, është shprehur numri 1 i qeverisë së futbollit argjentinas për “Tyc Sports”.
Ai që ka ngritur tymnajën kundër Sampaoli-t, të premten e kaluar, ishte Gabriel Anello. Sipas gazetarit, trajneri Sampaoli duket se ka tentuar të ngacmojë seksualisht një kuzhiniere të qendrës Federale të Buenos Airesit. Pasi ka zbuluar tentativën për denoncim, FAF më pas është përpjekur të fshehë lajmin dhe ka menduar për shkarkimin e ish-it të Sevilla-s.
Në fund të intervistës Tapia shtoi: “Gruaja ka një familje, bashkëshort dhe një fëmijë të vogël. Kur dalin lajme të tilla nuk mendohet kurrë për të gjitha këto. Sampaoli i pushuar? Edhe kjo është një gënjeshtër, raporti im me të është i shkëlqyer”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *