• |
ide | kryesore

Avokati i Llallës: Nuk mund të flas për vendndodhjen e tij

Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Megjithatë Llalla nuk do ketë të drejtë të marrë ndonjë post si gjyqtar apo prokurori për një periudhë prej 15 vitesh. Pas vendimit Sokol Hazizaj, avokati i ish-kryeprokurorit tha: “Sot ligji fitoi gjykata dha një vendim të drejtë. Fitoi e drejta. Sot reforma në dretjësi ka marrë suksesin e parë”.

Megjithatë Hazizaj nuk ka komentuar se ku ndodhet aktualisht Llalla.

“Për vendndodhjen e Llallës nuk mund të flas,” tha ai. Mediat spekuluan fillimisht se Llalla mund të ndodhej në Turqi. Më vonë u publikua një foto, me pretendimin se Llalla gjendet në Gjermani së bashku me familjen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *