• |
ide | kryesore

Basha mbledh grupin parlamentar dhe aleatët, në fokus aksioni opozitar i kësaj jave

Lajme, Të fundit



Në kuadër të vijimit të aksionit opozitar, kreu i PD-së Luzlim Basha do të mbledhë sot grupin parlamentar, ku marrin pjesë edhe aleatët.

Pritet të merret një vendim në lidhje me mënyrën sesi do të protestojë opozita.

Kujtojmë që javët e fundit deputetët e minorancës kanë marrë pjesë në komisionet parlamentare, por nuk kanë diskutuar për rendin e ditës, vetëm për çështjen “Xhafaj”.

Ndërsa gjatë seancës opozita ka bllokuar foltoren duke mos lejuar vijimësinë normale.

Për disa javë rresht Ruçi ka mbyllur punimet para kohe, ndërsa opozitarët kanë vijuar të flasin duke transmetuar fjalimet përmes rrjeteve sociale.



1 Comment

  1. Keto ne parlament behen kur nuk ke kauza te tjera, opozita i PS i bente shpesh, po kur ke gjithe keto kauza e beteja psh si kjo e Teatrit ku nderthuret gjithcka qe eshte keq per kete qever, te mbyllesh ne parlament eshte te fshehesh opoziten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *