• |
ide | kryesore

“Bomba” vjen nga Italia: 150 milionë euro për zbulimin e Igli Tares

Sport



Sergej Milinkoviç-Savic ka qenë një nga zbulimet e sezonit të kaluar në futbollin europian. Mesfushori-sulmues i Lazio ka mbyllur sezonin e tij të tretë në klubin romak me numra mjaft të mirë, ashtu si skuadra e tij, ndaj lista e klubeve të interesuar për të është rritur.

Njëri prej tyre, sipas “Il Messaggero” në Itali, në numrin e sotëm, është Real Madridi. Dhe, sipas këtij informacioni, klubi i bardhë do t’i propozojë presidentit Claudio Lotito një ofertë të parefuzueshme. Jo më pak se 150 milionë euro për një futbollist, vlera e tregut e të cilit, sipas faqes së internetit të specializuar “Transfermarkt”, është rritur për një vit me 70 milionë euro, nga 20 në 90 milionë.

Por, Real Madridi nuk është i vetmi klub i interesuar për marrjen e shërbimeve të serbit. Gjithkush në Itali pranon se Juventusi është vënë në hapat e tij, duke e konsideruar atë si një nga ëndrrat e Marottës. Barcelona, gjithashtu, ka qenë e lidhur me lojtarin, megjithëse sipas shtypit katalanas, qëllimi kryesor është Pjanic, i cili duhet të largohet nga Juve për të lehtësuar ardhjen e serbit.

Milinkoviç-Savic do të luajë Kupën e Botës në Rusi me Serbinë, kombëtare në të cilën ai është i padiskutueshëm. Serbia bën pjesë në të njëjtin grup me Brazilin, Zvicrën dhe Kosta Rikën./TeleSport



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *