• |
ide | kryesore

“Deschamps ka një lojtar që mund të bëjë diferencën” – fituesi i Kupës së Botës Desailly ngre kuotat e Francës

Sport



Franca është vërtetë nga kombëtaret e mëdha që synojnë trofeun në Rusi 2018, por nuk është ajo më favoritja. Megjithatë kuotat e Gjelave janë ngritur nga një konstatim i fituesit të Kupës së Botës, Marcel Desailly, që sheh në skuadrën e Didier Deschamps një lojtar të aftë të bëjë diferencën.
“Ai mund të bëjë diferencën, por të tjerët duhet të marrin rolin e liderit gjithashtu”, u shpreh ish-mbrojtësi – “Ai ka gjithnjë presion rreth tij. Të gjithë shohin potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por mendoj se po pretendojmë shumë prej tij”.
Desailly beson se mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, do të kishte siguruar një vend edhe në skuadrën e jashtëzakonshme të gjeneratës së tij, që fitoi Kupën e Botës në 1998.
Mesfushori francez, që u bë edhe lojtari më i shtrenjtë i historisë kur u transferua nga Juventus tek Djajtë e Kuq, dështoi ti bindte të gjithë për talentin e tij dhe së fundmi është fërshëllyer në fitoren e Francës 3-1 në miqësoren me Italinë në Nice.
Pavarësisht kësaj, Desailly, që ishte pjesë e skuadrës që mundi 3-0 Brazilin në finalen e Parisit, beson se lojtari që ishte njëherë në majën e botës, si lojtari më i shtrenjtë i historisë, do të kishte qenë i aftë të imponohej edhe në një skuadër të tillë si ajo e 1998-ës.
“Ai është më i talentuar se cdo mesfushor i brezit tim,” deklaroi Desailly që ka luajtur në karrierë edhe për Milan e Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *