• |
ide | kryesore

“Merkato? Ja ç’do të bëjmë, shpresojmë për një sezon të madh”

Sport



E ardhmja dhe merkatoja e Milanit është “e ngrirë” ndërsa pritet vendimi i 19 qershorit që do të merret në Nion përpara dhomës së drejtësisë së UEFA-s, por Gennaro Gattuso është gjithsesi duke punuar. Trajneri kuqezi do të niset drejt Rusisë me drejtorin sportiv Massimo Mirabelli për të ndjekur nga afër disa nga ndeshjet e Botërorit në mënyrë që të projektojë operacionet e ardhshme të merkatos.
“Është një veprimtari madhore, shkojmë për të ndjekur disa ndeshje, pastaj do të kthehemi. E dimë mirë se çfarë duhet të bëjmë. Sot do të nisemi për të parë ndonjë lojtar”, shpjegoi Gattuso për “Sky Sport” pak përpara se të fluturonte drejt Rusisë.
“Kam për detyrë të përgatis sa më mirë të jetë e mundur sezonin dhe duhet ta bëjmë me shumë entuziazëm. Do të shkoj me pushime me familjen për disa javë dhe më pas gjithçka do të rinisë me një dëshirë të madhe. Shpresojmë të bëjmë një sezon të madh”, përfundoi trajneri i Milanit i cili mori drejtimin e kuqezinjve në fund të nëntorit të kaluar pas shkarkimit të Vincenzo Montella-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *