• |
ide | kryesore

Një ditë para takimit Trump-Kim/ “Nëse diplomacia dështon, sanksionet do rriten”

Planet



Një ditë para takimit me Kim Jong Un, Donald Trump theksoi se beson që gjithçka do të shkojë shumë mirë.

Zyrtarë nga të dyja vendet u takuan në Singapor për të bërë përgatitjet e fundit për samitin e së martës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në një konferencë për media se përgatitjet “po ecin shpejt”. 

Diskutimet midis Trumpit dhe Kimit pritet të përqendrohen në armët bërthamore të Phenjanit dhe përpjekjet për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Por, Pompeo tha se takimi i parë nuk pritet të sjellë ndonjë arritje të madhe dhe shtoi se ai duhet të shërbejë si kornizë për “punën e vështirë që do të pasojë”. 

Ai tha se Koreja e Veriut duhet të arrijë denuklearizim të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm dhe se sanksionet nuk do t’i hiqen derisa kjo të mos ndodhë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Prapaskenat/ Gjithçka që duhet të dini për takimin Trump-Kim Jong Un 

“Nëse diplomacia dështon, këto masa do të rriten”, tha Pompeo.

Takimi në Sentosa të Singaporit do të jetë i pari midis një presidenti amerikan dhe një lideri verikorean.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *