• |
ide | kryesore

Porositi vrasjen e bashkëshortes, burg përjetë për Sadetin Sulën

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Sadetin Sulën, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Suela Sula, me 18 prill në Shkodër. Suela Sula, nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë, e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula.

U mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet zbuluan se vrasja ishte kryer nga Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri, por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta. Që në momentin e arrestimit Sadetini ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *