• |
ide | kryesore

Prishja e teatrit/ Alfred Trebicka: Duhet t’i themi ‘f*ck you’ Edi Ramës

Arkiva



Aktori Alfred Trebicka i bëri thirrje qeverisë që të mos preket Teatri Kombëtar, i cili parashikohet të prishet nga një projektligj i propozuar nga qeveria “Rama”. (lexo më poshtë) 

“Robert De Niro i tha f*ck you Donald Trump, dhe ne duhet ti themi këtij tonit f*ck you (ik q**)”,tha Trebicka.

Edmond Budina u shpreh se do të “ngujohen në teatër dhe se nuk largohen nëse qeveria nuk tërhiqet nga shembja”.

“Të premten në orën 19:00 të mblidhemi dhe ti kërkojmë qeverisë të tërhiqet nga drafti”, apeloi ai.

Aktorë dhe qytetarë u mblodhën sërish mbrëmjen e sotme pranë Teatrit Kombëtar nga ku kërkuan që ky i fundit të mos shembet.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Detajet e skandalit/ Si po e përgatit Rama shembjen e Teatrit Kombëtar 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *