• |
ide | kryesore

Qeveria shqiptare e thotë troç: Jemi gati për kampin e refugjatëve

Lajme, Të fundit



E përmendur nga mediat e huaja si një prej vendeve që mund të strehojë emigrantë, Shqipëria nuk ka ende një kërkesë zyrtare nga Bashkimi Europian. Zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda konfirmon për Televizonin Klan se deri tani, qeverisë shqiptare nuk i është përcjellë një kërkesë e tillë nga partnerët.

“Shqipëria nuk ka asnjë njoftim nga vendet e BE-së, apo nga Komisioni Europian për ngritjen e qendrave të azilantëve”.

Do t’i takojë qeverisë shqiptare të marrë një vendim nëse nga Brukseli do të kërkohet që në Shqipëri të ngrihet një kamp emigrantësh. Sipas Zv/Ministres së Brendshme vendi ynë i ka të gjithë kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantët e paligjshëm që vijnë nga rajonet në konflikt.

“Nëse një gjë e tillë do të kërkohet qeveria shqiptare do të marrë një vendim të tillë. Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantë të tillë”.

Media prestigjioze ndërkombëtare duke cituar burime brenda BE-së shkruajtën se përzgjedhja e Shqipërisë apo Maqedonisë bëhet për të dekurajuar emigrantët, pasi kalimi në shtetet anëtare do të jetë i vështirë.

Që prej Janarit, në Shqipëri kanë hyrë 2300 emigrantë të paligjshëm me një fluks në rritje muajt e fundit.

Pak ditë më parë çështja e emigrantëve ishte një nga temat kryesore të takimit mes Kryeministrit Rama dhe kancelarit Austriak, Sebastan Kurz, i cili premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë në përballimin e kësaj çështje./Klan



6 Comments

  1. Ku i ka kapacitetet moj trape….ne nuk strehohojmë dot shqiptarët..jetojnë në kasolle njerëzit në fshatra, në qytete ke 4 kurora në 2 dhoma e kuzhinë kjo fyçka thotë kemi kapacitetet. More këta janë të çmendur si kryetari i tyre që na solli 5000 muxhahedinë dhe i ka ndërtuar fshatin në Mëzez afër gjirit të Lalzit. Tërë turistët elitarë do kalojnë nga muxhahedinët për të shkuar në plazh. Ngrihuni burra se na bënë nevojtore të Evropës!

  2. Sa bukur e devijuan me stil muhabetin… nga strehim i robërve terroristë të ISIS, tek “kamp” i pafajshëm me “refugjatë”. A shqiptarë dele. Ju tërheqin për hunde dhe as e merrni vesh fare.

  3. Po pse o Lapsi i deformon te gjithe lajmet sipas interesit tend.

    ” Jemi gati për kampin e refugjatëve”

    Ju me kodoshllik i ndryshoni idene e intervists..
    Nese un them “”” jam ne gjendje te te shdep ne dru o Bushat & Shkullak”” nuk do te thote “” jam gati dhe tani do te te zhdep ne dru o Bushat e Shkullak”” .

    Nese kjo zonja do te thoshte qe ne nuk jemi gati per kampe refugjates.. do ulerisnit ju : PO DERI TANI CFARE BETE , SI NUK JENI NE GJENDJE ? KU I CUAT PARATE ? ETJE ETJ ETJ .

    dhe ajo me shume zgjuarsi po ju thote qe ‘NE JEMI NE GJENDJE ,…. POR NUK NA ESHTE KERKUAR NGA ASNJERI”…

    ta shpifni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *