• |
ide | kryesore

Rrihet dhe hidhet në rrugë nga makina, vdes në spital 20 vjeçarja shqiptare

Lajme, Të fundit



Një 20 vjeçare shqiptare e identifikuar si Angela Mecani ka ndërruar jetë në spitalin Santa Croce në Moncalieri të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 20:00 të mbrëmjes. Mësohet se vajza e re, ishte paraqitur në spital mbrëmjen e së shtunës, e dhunuar në mënyrë brutale.

Mediat italiane raportojnë se ajo ishte rrahur dhe më pas ishte hedhur nga një makinë që ecte me shpejtësi në unazën e jugut. Sipas mjekëve, viktima kishte dëmtime në organet e brendshme si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, por jo vetëm pasi në trup kishte shenja goditje.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për policinë se” “Dikush hodhi një person nga makina e tij dhe u arratis”. Dyshohet se vajza ishte një prostitutë, megjithatë policia është në proces hetimi për të kuptuar nëse natën e së shtunës Mecani  hyri në makinën e klientit të gabuar apo dikush dëshironte ta bënte të paguajë për diçka.

Megjithatë duket qartë, se ai apo ata që e hodhën në rrugë e donin të vdekur dhe madje ishin të bindur se e bënë kur u larguan me makinë. Hetuesit janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrugën që ka bërë makina, nga e cila u hodh vajza. Shpresat janë se kamerat e sigurisë të kenë kapur imazhin e burrit apo burrave që ishin në makinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *