• |
ide | kryesore

(VIDEO) Sherr masiv mes bandave shqiptare në Belgjikë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Lajme



Një sherr mes bandave shqiptare mbrëmjen e djeshme në Belgjikë la një person të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 në komunën Ans të Belgjikës, ku dy banda rivale shqiptare u përfshinë në një sherr masiv mes tyre.

Sipas mediave belge, gjatë konfliktit janë përdorur thika, shkopinj bejsbolli, shkufra hekuri dhe sende të tjera të forta.

Një grua 43-vjeçare humbi jetën duke u përpjekur të ndihmonte mikun e saj që kishte pësuar lëndime nga goditjet. Ajo u përplas nga një makinë.

Identifikimi i viktimave nuk bëhet i ditur. Disa prej personave të përfshirë në konflikt janë identifikuar nga policia, por deri tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar apo shoqëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *