• |
ide | kryesore

Aktori Bujar Asqeriu tallet LIVE me “Rilindjen Urbane”

Lajme, Të fundit



Aktori Bujar Asqeriu thotw se shqiptarët duan punë dhe rilindje shpirtërore dhe jo “Rilindje urbane”. I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, ai ironizoi, duke thënë që Rama t’i kërkojë Presidentit francez Macron që të shembë Teatrin e Komedisë në Paris se është i kohës së Bonapardit.

“Këta trumbetojnë Rilindjen Urbane dhe shtrojnë 5 pllaka mermeri në qendrat e qyteteve. Shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore. Shqiptarët duan të punojnë dhe jetojnë. Duan punë. Duan të zhdukin varfërinë. Prandaj, kur shumë e rëndësishme është rilindja shpirtërore, motivimi që çdo njeri të shkojë në punë me dëshirën, ai i pret kokën institucionit kryesor, Teatrit Kombëtar. Shembet thotë se s’ka gjë.

Unë i them Ramës që kur të shkojë në Paris t’i propozojë Presidentit Macron; shembe këtë teatrin e komedisë se rri shumë keq këtu pranë lumit. Është e kohës së Napoleon Bonapartit. Këtë histori kemi ne. Respektoje. Për ca vite shkon 100 vjet teatri. Je i zoti, bëj teatër të ri në një vend dominant” – tha Asqeriu.



3 Comments

  1. Ku ishin futur keta aktore te medhej te realizmit socialist kur shteti i kohes barbare 92-97 shkatarroi kinostudion per llogari te klienteve te PD.

    1. Dmth meqe i shkaterroi Pd-ja, PS ka te drejte te beje cfare te doje? Te prishe teatrin, te ndertoje kulla sa here ja kerkojne legenat qe e sponsorizojne? Ketu e ke fjalen o Bert diali?

  2. bert ku ishe ti kur enveri te kishte kafsh shtepie dhe ai se bashku me babain monster te rames kristaqin,e dajen spiro koleka vrisnin,varnin e internonin njerz,berisha te beri njeri nga kafsh qe ishe,berisha ju beri me rrug,ujsjelles drita,shum shkolla,liri levizje.tash rama ju ka shenderruar ne krymba qenefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *