• |
ide | kryesore

Arta Marku njësoj si Llalla, komandon 25 njerëzit e saj në pikat kyçe të Prokurorisë

Lajme, Të fundit



“Ka shpërndarje të pabarabartë të ngarkesës së punës në prokurori të ndryshme për shkak të lëvizjeve të shumta”. Arta Marku e kritikoi paraardhësin e saj Adriatik Llalla për komandimet dhe premtoi meritokraci.

“Nuk do të ketë komandime të prokurorëve pa kriter në mënyrë që të ketë stabilitet”, thoshte më 13 dhjetor 2017 Arta Marku. Por edhe ajo po ecën në gjurmët e tij.

Pas gjyqtarëve fluturues, edhe Prokuroria ka shpikur prokurorët shëtitës. Ish-Prokurori i Përgjithshëm rezulton që gjatë pesë viteve në detyrë të ketë firmosur 272 komandime prokurorësh që kanë shëtitur nga njëra godinë në tjetrën.

Edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme nuk ngelet pas pavarësisht se premtoi stabilitet për akuzën. Megjithëse e kufizuar nga ligji që nuk i jep kompetenca të plota, Arta Marku ka firmosur deri më tani 25 caktime prokurorësh, thënë ndryshe komandime.

Lëvizjet e para të Arta Markut janë njerëzit e zgjedhur si krahu i djathtë. Si më të afërtit pranë vizionit të saj, Arta Marku zgjodhi Besnik Camin, ish-shef Prokurorie në Elbasan e Shkodër, në këtë të fundit edhe epror i Markut.

Lëvizja e dytë ishte promovimi i shoqes Alketa Zyfla, një ish-prokurore në kryeqytet. Ndërsa ndëshkoi krahët e Llallës, Arta Marku afroi një tjetër të besuar në Tiranë, duke sjellë nga Vlora në Prokurorinë e Përgjitshme prokurorin Erjon Shaqrri.

Ai është gjithashtu bashkëshorti i mikes tjetër të Markut, Anita Jellës, aktualisht e caktuar prej saj kryeprokurore në Durrës. Jella zëvendësoi, Donika Prelën që tanimë mban timonin e Krimeve të Rënda.

Krimet e Rënda janë e njëjta prokurori që më herët e kishin nën përgjim për dyshimet e korrupsionit, ashtu siç kishte edhe të tjerë prokurorë të tjerë të kallëzuar të këtij grupi, të kallëzuar nga qytetarët siç është rasti i Enkelejda Millonait që u promovua drejtuese në Elbasan.

Nuk dihet ende se çfarë kriteresh ka ndjekur Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, a janë këto caktime sipas meritokracisë, apo miqësisë dhe njohjeve personale të numrit një të përkohshëm Arta Marku.

Aq më tepër që shumica e tyre ishin njëlloj të promovuar edhe nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla./tch



2 Comments

  1. Jo veting por ça te duan te bejne ketu dhe me keta njerez nuk ndryshon asnje gje.
    Selanik e perpjete keshtu ka qene e keshtu do jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *