• |
ide | kryesore

Basha reagon pas deklaratës së gjermanit Wadephul: Të largohet Fatmir Xhafaj nga detyra!

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama se nëse do vërtet hapjen e negociatave duhet të largojë Fatmir Xhafajn nga qeveria. Deklarata e Bashës mori shkas nga thirrja e numrit dy në partinë e Merkel, Johann David Wadephul, i cili një ditë më parë u shpreh se “Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për krijimin e rendit dhe ligjit, duhet të jetë i interesuar për një sqarim të plotë të çështjes. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai mbetet në detyrë si person i përfshirë”.

“Strategjia e deritanishme e Edi Ramës përmes krijimit të një fasade të rremë që gjërat shkojnë mirë, nuk ka ecur. Fasada ka rënë, qeveria lakuriq para botës. Sot nuk ecin gënjeshtrat, mashtrimet e fajësimet e të tjerëve. Mesazhet e djeshme se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave, se Tahiri është peshk i madh, se Xhafaj duhet të largohet janë pasqyra e vërtetë e gjendjes në Shqipëri dhe prova se gënjeshtrat nuk ecin. Numri dy i Merkel, përgjegjës për politikën e jashtme dhe sigurinë në Këshillin e Europës, foli qartë ku deklaroi se duhet të zhbllokohet menjëherë dhe të nisë nga puna Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë dhe të krijohet struktura e përshtatshme antikorrupsion”, tha Basha.

Emërimet në administratë janë në shkelje me ligjin, reforma zgjedhore duhet bërë sa më parë për të mos manipuluar votën tha ndër të tjera Basha. Ai kërkoi sërish largimin e Xhafajt dhe tha se tashmë e kanë fjalën shqiptarët. Nëse duam Europën tha ai, Xhafaj të ikë sa më parë.



11 Comments

  1. Qe te hapen negociatat. Duhet qe tahiri te futet ne burg xhafa te shkarkohet kurse basha te behet kryeminister.

    1. Kam nje pyetje. Kur te hapen negociatat ti do dalesh antishqiptari dhe do kalbesh ne burg dhe prap nuk do japesh doreheqjen nga partia qe te kane dhuruar.

    2. Shqiptaret nuk jane budallenj dhe te njohin o lumadh te njohin ca ke bere te njohin se si ke vegjetuar ne cdo pozicion qe ke mbajtur te njohin qe ke vjedhur e ke vrare. O far e keqe

    3. Lazarati, 21 janari, gerdeci, rruga e kombit dhe sikur tee mos mjaftonin kto vete dhe qahesh neper Europe qe mos te na hapin negociatat. Kto jane njolla e zeze dhe ti je antishqiptari.
      .

  2. Ik o te qifsha robt se po tallesh me ata njerez duke bere lojen e bojaxhiut. Te ishte dikush tjeter ne krye te PD do e kishte heq piktorin nga pushteti

  3. O Lulush.. mos i hyr kesaj loje femijesh , jo po ky politikan europian tha keshtu …jo po ai tjetri tha ashtu.

    Nuk eshte fare e veshtire te gjesh ne europe politikane, qe me nje lobimi shume te lehte nga PS te thone ‘ XHAFAJ DUHET TE RRIJE NE POSTIN E MINISTRIT SI GARANCI PER REFORMEN NE DREJTESI’..

    Dhe pastaj nese PSja do te na dali ne konferenca per shtyp per te na thene ‘ shikoni si thote politikani X per Xhafajn e shikoni se c’fare thote ai tjetri ” ………… kush e duron PSn pastaj..

    Prandaj po te them mos i hyre kesaj loje femijesh se eshte e kote .

  4. O Lulush, na premtove se do te na cudisnje me nje Pabole tjeter se per te parin me sa duket e ke mbyllur squpin.
    Mjaft bere si Papagall duke i rene fyellit ne nje vrime, gjej argumenta bindese dhe behu serioz ne qendrimin tend opozitar mbasi keshtu si po vepron do te mbetesh vetem me ate berthame opozitare fanatike dhe kurr s’ke per te bere hajer.

    1. ahah shi kur te dali _ari tani dhe do te thote qe ne jemi i njejti person sepse kemi shkruar me 1 minute diference nga njeri tjeteri.. dhe se e kemi filluar komentin me ‘ O Lulush’..

      ahah

      1. ju mbase nuk jeni nji person
        po ai qi shkrun me emrin
        ai cuni
        bledi ne emigranti osht nji person 100%
        do jet nai gru pensjoniste qi nuk ka ca me bo gjith diten ne tall bythen
        ke lapsi

  5. Pas gjermanit flet edhe llulli! Eshte koke e kembe i blere; zari i rrames? Ben si ata kelyshet qe lehin pas qenit te madh (gjermanit, pra) dhe i justifikohet edverrit; Nuk kisha si te mos lehja pas atij, duhet te me kuptosh besoj! M’o u merzit i thote kryeqelbesira, te kuptoj shume mire, “duhet te vazhdosh keshtu” ; Ne vjedhim edhe per ty, ti ben sikur na sulmon dhe delet e hane si gjithmone! Ps: nese ka shqiptare me dy para mend ne koke kete vathe politike duhet ta bojkotoje totalilsht, te mos dale ne protetsta per te legjetimuar bastardet, dhe te mos dale ne votime, vetem keshtu mund te vije liria dhe dinjiteti! Ne jemi te zot te dalim vete ne protesta per te mos u kethyer ne shtepi pa i zhdukur qelebesirat e te dy kraheve!

  6. o lulo nuk zgjidh gje ikja e xhafes, eshte ai tjetri me ideologji te semura ne koke. gjithcka per xhepat e vet, gezoje sa gezohe tani qe kuptoje sa gabim ka bere ben si babaxhan duke na fut te gjithve ne nje thes. ctaksirat kane te tjeret se, bemat qe beri ky km i tanishem jane te pakthyeshme dhe prap vazhdon kokrra karit. ok meqe jane me mendje kaq te hapur kthejini individeve ate cfare i takon pa kompromis meqe qenkeni kaq open-minded, apo jo ? fundja vetem dhjaksat dhe kokboshat e bashkise dhe kryeministrise jane me vende pune. i rane shkurt internacinalet e hengren sapunin per djathe megjithese as nuk e cajne trapin fare, e kane per garnityre shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *