• |
ide | kryesore

Berisha: Sot festohet 77 vjetori i PPSH, vlerësime për Nanon dhe Metën

Lajme, Të fundit



Në 27 vjetorin e PS-së, Sali Berisha ka veçuar Ilir Metën dhe Fatos Nanon si drejtues të Partisë Socialiste, parti që e morën si PPSH dhe e anëtarësuan në Internacionalen Socialiste. Por e ka quajtur të rrezikshme dhe antikombëtare, tashmë që është nën drejtimin e Edi Ramës.

Berisha tha se fillimisht Partia e Punës u themelua si kalë troje i lëvizjes serbe në Shqipëri.

“Te dashur miq, sot Partia e Punes se Shqiperise, me emer te ri Partia Socialiste e Shqiperise feston 77 vjetorin e themelimit te saj ne Tirane nga armiqte e eger te kombit shqiptar, si kal troje i levizjes serbe ne Shqiperi!” u shpreh Berisha.

 

“Duke theksuar kete te vertet dhe duke denuar fallsifikimin e neveritshem te historise, nuk dua ne asnje menyre te mohoje rolin dhe kontributin e vecante te nje grupi te rinjsh si Ilir Meta, Pandeli Majko, Monika Kryemadhi, Ilir Zela etj, te cilet ne drejtim te forumit rinor te kesaj partie kontribuan ndjeshem se bashku me disa drejtues te PS ne reforminimin e saj. Por kontribut historik ne reformimin e PPSH me emer te ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili ne nje gare elektorale brenda partise e shkeputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e nje njeriu dhe u rizgjodh nga anetare pa funksione drejtuese ne krye te saj. Ai gjithashtu anetaresoi PPSH me emer te ri ne Internacionalen Socialiste, arritje keto thelbesore per PSSH dhe vendin ne teresi.

Por sot ne kete pervjetor deklaroj me bindjen me te madhe se nen udheheqjen e Edi Rames, PSSH eshte shnderruar ne nje fatkeqesi te vertet kombetare, ne parti de fakto antieuropiane dhe antidemokratike. Kjo parti ne harkun kohor 6 vjecar ka shkaterruuar vlerat dhe standartet europiane, voten e lire dhe ka zevendesuar shtetin ligjor me narkoshtetin. Nen udheheqjen e Edvin Kristaq Rames, PSSH, me lidhjet e krimit dhe droges te udheheqjes saj, perzenien masive te rinise shqiptare nga vendi, shnderrimin e drejtesise shqiptare ne dege te ekzekutivit dhe Edvin Kristaq Rames ne Krye Krye Krye.., mbylli per here te dyte ne tre vite dyert e hapjes se negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian.

PSSH nen drejtimin e Edi Rames eshte sot njelloj si ne ditet me te zeza te saj ne kohen e diktatures hoxhiste; nje parti antshqiptare qe po shet interesat, territorin, detin Greqise dhe nen diktatin e kesaj te fundit eshte zotuar te fshije nga faqja e dheut fjalen Çameri duke shkelmuar mbi martirizimin e çameve, ndergjegjen kombetare te çdo shqiptari dhe tejkaluar ne tradhti kombetare edhe diktatorin Enver Hoxha.

Per te gjitha keto ju bej thirrje te gjithe socialisteve qe ndjehen atdhetare dhe besojne ne vlerat dhe te ardhmen europiane si te ardhmen me te mire per vete, femijet dhe vendin e tyre, te braktisin sa me shpejt kete parti te rrezikshme, çiflig i apatridit, kreut te meduzes te mafies dhe krimit te organizuar Edvin Kristaq Rama dhe klikes se tij!” shkruan Berisha.



4 Comments

  1. Fatkeqsi kombetare je ti duke filluar qe me 97, djegjen gazetave dhe dhunimin shtypit te lire, gerdecin, 21 Janarin, shitjen e detit dhe ka fakte te panumerta per nje politike antieuropiane dhe antidemokratike qe ke prodhuar ti me partine tende.
    Ti i ben thirrje socialisteve ne nje kohe qe sje ne gjendje te mbledhesh demokratet e tu qe po firojne gjithnje e me shume.
    Kurre nuk mund te defomosh historine. Asgje nuk harroet dhe koha do te japi ate qe meriton.

  2. Berisha thotë një të vërtetë historike, që PK më 8 Nëntor 1941 u krijua nga serbët dhe deri në 1948 ishte nën kontrollin serb.
    Ramiz Alia solli një frymë liberale në PPSH, pavarësisht se Berisha nuk e përmend.
    Fatos Nano; Dritëro Agolli e shnëruan PPSH në një parti europiane.
    edvin droga e ka kthyer si në vitet 49-50.
    PS ka vdekur.
    rilindja nuk është as PS, por më e keqja nuk është as parti, është thjesht një grupim i rrezikshëm parazitar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *